Ekonomia

Kushtetuesja cakton seancën për të shqyrtuar papajtueshmërinë e taksave vendore të ndryshuara

Gjykata Kushtetuese ka vendosur datën 6 Tetor për zhvillimin e seancës kudo të dëgjojë pretendimet për papajtueshmërinë e taksave vendore që kanë hyrë në fuqi në fillim të këyij viti.
Pala kërkuese është Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut, ndërsa subjektet e interesuara Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi.

Gjykata Kushtetuese pritet të shprehet për objektin : Shfuqizimi i ligjit nr.142/2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimi i zbatimit të ligjit deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

Kërkesa e Shoqatës së tregtarëve u pranua për t’u shqyrtuar në muajin korrik nga trupa e togave të zeza, të insitucionit më të lartë të drejtësisë në vend.

Pjesa më e madhe e argumenteve lidhet me gjenden që ka krijuar te biznesi zbatimi i këtyre ndryshimeve. (Kujtojmë këtu shumë fishimin e taksës për zënien e hapësirës, dyfishimin e taksa e pastrimit, si dhe vendosjen e taksës së re të përkohshme të infrastrukturës në arsim, që biznesi e pagoi për çdo NIPT sekondar).

Shoqata në kërkesë- padinë e saj argumenton se : “Rritja e taksave vendore është jo vetëm dispropocionale, por vjen në kundërshtim të hapur me parimin e aftësisë paguese, i cili shprehet në mënyrë implicite në nenin 155 të Kushtetutës.

Në këtë mënyrë bazuar në parimet makro ekonomike si dhe paketat fiskale, niveli i taksave duhet ti përshtatet dhe ti përafrohet sa me shume treguesve të zhvillimit të vendit. Nëse ne masën prej 95% te treguesve makro ekonomik kemi rënie te ndjeshme, nuk mund të rritet niveli i tatim taksave”.

Në janar të këtij viti Bashkia rriti ndjeshëm taksat vendore, ku u 10 fishua ajo e zënies së hapësirës dhe u dyfishua taksa e pastrimit, ndërkohë që u vendos dhe një taksë e re ajo e infrastrukturës arsimore. Ndonëse Bashkia u tërhoq për taksën e zënies së hapësirës, tarifate tjera mbetën të larta.

Në muajin maj të po këtij viti, Shoqata e Tregtarëve çoi po në Gjykatën Kushtetuese edhe vendimin e Bashkisë së Tiranës për taksën e përkohshme të infrastrukturës në arsim. Kjo pasi taksa e arsimit filloi t’u fatirohet bizneseve për çdo NIPT sekondar, çka bëri që disa biznese si rrjete supermaketesh, apo kompani tregtimi nafte të paguanin nga 50-80 mjë euro vetëm për këtë tarifë.

Biznesi ka një histori suksesi në lidhje me ankesat e paraqitura në Gjykatën Kushtetuese, duke kujtuar këtu shqytimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të ndryshimeve në Procedurat Tatimore që kishin të bënin me “8 supergjobat”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button