☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 14 June 2026
S&P 500 7,431 ▲0.5%
DOW 51,202 ▲0.7%
NASDAQ 25,889 ▲0.31%
NAFTA 84.88 ▼3.23%
ARI 4,239 ▲3.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1567 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9218 EUR/ALL 95.1617 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3784 EUR/TRY 53.5732 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1567 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9218 EUR/ALL 95.1617 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3784 EUR/TRY 53.5732 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $64,308 ▲ +0.22% ETH $1,666 ▼ -0.85% XRP $1.1351 ▼ -1.8% SOL $67.7000 ▼ -0.94%
S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 % S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 %
EUR/USD 1.1567 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9218 EUR/ALL 95.1617 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3784 EUR/TRY 53.5732 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1567 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9218 EUR/ALL 95.1617 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3784 EUR/TRY 53.5732 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6170
14 Jun 2026
Breaking
Opinion

Kushtetuta e grisur!

Nga Artan Fuga

Në këto ditë të nxehta politike si edhe të një proteste qytetare masive, energjike, që vazhdon prej ditësh nën anatemimet e atyre që paguhen goja për t’i shërbyer qytetarït, si edhe nën vështrimet “intelektualiste” të atyre që ndajnë të keqen nga e mira, sikur të vështronin yjet apo galaktiket e largëta, apo si spektatorë në Koloseun romak duke parë gladiatorët të shqyer nga tigrat në arenë, ka megjithatë një pyetje:

Cfarë ka në planin politik që i ka bërë masat qytetare kaq të distancuara nga politika sunduese, nga e gjithë klasa politike, nga qeverisja?

Cfarë ka ndodhur me modelin e qeverisjes tash 35 vjet në Shqipëri, që vendimmarrja sot prodhon të tilla qendrime mbi pronën, investimet, ekonominë, fitimin që me të drejtë iu dredh mishin dhe iu irriton deri lëkurën njerëzve

Unë mendoj dhe e kam thënë prej vitesh se ne kemi një Kushtetutë, por sidomos ligje organike të vendit, ato që modelojnë sistemin e vendimmarrjes dhe të qeverisjes që janë në kundërshtim me Kushtetutën.

Më troç: Janë në kundërshtim me Kushtetutën.

Edhe më troç, janë antikushtetuese.

Hapur : Kushtetuta ka mbetur në pjesët e saj më të rëndësishme bosh, si një letër pa vlerë.

Sikur e kanë thënë në vende të tjera për kësi rastesh, ne jetojmë nën një “grusht shteti” të përditshëm, permanent, të javashëm, të butë, por të qendrueshëm, të pakuptuar, të mbuluar me një zhurmë mediatiko-politike trullosëse, dhe të mbëhstetur hapur ose fshehur edhe nga ata që duhet të ishin garantë të rendit kushtetues.

Thelbi i kësaj ka qenë mposhtja e qytetarit, nënshtrimi i qytetarit, zhveshja e qytetarit nga ato të drejta sovrane që ja jep Kushtetuta, dhe sidomos bllokimi kushtetues i pushteteve.

Themi në Kushtetutë se Presidenti i Republikës është garant i unitetit të kombit. Por, a është i barazlarguar Presidenti nga krahët politikë për të qenë garant i unitetit?

Por ç’ka ndodhur? Me disa ndryshime, prej vitesh Presidenti zgjidhet nga shumica qeverisëse e Kuvendit. Pra, ai vetëm mbi palët nuk mund dhe nuk ka qenë. Prandaj edhe sot që qytetarët e tij janë në shesh, ata që e paguajnë atë, ai hesht sikur të mos ndodhte asgjë. Nuk pipëtin!

Themi se deputeti është përfaqësues i popullit. Rrenë! Shihni statutet e partive kryesore, ato janë antikushtetuese, sepse në fakt në mënyrë normative “e kapin rob” deputetin duke e vënë nën presionin e partisë dhe të kryetarëve të saj. Deputeti nuk varet fare nga populli, kontrollohet nga lidershipi i partisë, i dridhen leqet nga kryetari i partisë, është në modelin e vet funksional serviil i tij! I këndon hymne dhe ditirambe atij sikur të kishte qenë Oktav Augusti !!!

Thuhet se sipas Kushtetutës qytetarët kanë të drejta të barabarta.

Posi pra!

Aty rri!

Kushtetuta llomotit kot!

As deputetët nuk kanë të drejta të barabarta, lëre më qtytetarët! Disa deputetë zgjidhen sipas listave të hapura, disa sipas listave të mbyllura. Ku është barazia këtu? Po barazia midis shqiptarit të thjeshtë dhe investitorit strategjik që vetëm sepse është i pasur !!!, ose mik me pushtetarë, përzgjidhet si “strategjik” dhe merr prona publike sikur të ishin “mall pa zot”. Ku është barazia këtu?

Cfarë thotë Kushtetuta? Që zgjedhjet janë të lira, të drejtpërdrejta? Rrrenë në realitet! Ndodh krejt tjetër gjë. Qytetari edhe kur voton, nuk e di se kujt i shkon vota e tij. Ku është votimi i drejtpërdrejtë këtu? Ja jep votën Prendës, por e merr Lena. Do thoni ju se Lena dhe Prenda janë njësoj, por megjithatë parimi kushtetues shkelet me këmbë. Madje edhe me aprovimin e opozitës, e cila pastaj ankohet se i vidhen vota, apo se qytetarët nuk vijnë në shesh!

Cfarë thotë Kushtetuta? Se në Shqipëri pushtetet janë të ndara? Cdo budalla në Shqipëri e di se kjo është një tallje e madhe. Kushtetuta sikur i ngjan një xhaxhoje që flet kot! Askush nuk e dëgjon! Te ne Kryetari i partisë në pushtet ka në dorë deputetët, kontrollon grupin parlamentar të shumicës, emëron Presidentin e Republikës, i cili ka zë më pak seç mund të ketë zë një këshilltar a sekretar i kryeministrit, heq e ve ministrat sipas midesë së vet, dhe kontrollon gjithashtu edhe mekanizmat parlamentarë që kontrollojnë gjyqësorin, të drejtën në përgjithësi, mediat publike, ato që gjoja quhen agjenci të pavarura, etj.

Ku është këtu ndarja e pushteteve??? Nuk e thotë raporti i BE që shteti dhe partia nuk janë të ndarë si duhet!

Barazia e qytetarëve në të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur? Hahaha! Të qeshësh me lot! Të qash nga trishtimi! Një kandidat për deputet meqë vjen nga një parti, edhe parti koti qoftë, kandidon pa vështirës, merr dhe subvencione që merren nga buka e gojës së qytetarëve. Kurse nëse një qytetar i thjeshtë do të kandidojë, atij i duhet të futet si gamilja nëpër njëqind vrima gjëlpërash, për të mos guxuar kurrë të sfidojë lidershipin sundues të dy partive sunduese!

Patrimi bazë i subsidaritetit, pra i autonomisë i pushteteve lokalë? Të gajasesh së qeshuri! Të lotosh nga mërzija!

Me një të rënë të dorës u zhdukën dhjetëra e dhjetëra komuna rurale. Bashkitë u bënë si komitete ekzekutive ku një elitë burokratike e qendrës së qyteteve vendos edhe për jetën e popullsive rurale, dhe më pas i rrëmben asaj fondet për rrugë, shërbime mjekësore, shkolla, e tjera.

Ja, pra! Kush na i ka sjellë kështu sendet? Kush na e ka grisur Kushtetutën?

Pa pyesni pak?

Irani,
Greqia,
Serbia,
Afganistani,
Maroku,
Kosova,
Maqedonia,
Zanzibari,
Groenlanda?

Kush maskara i jashtëm? Apo e kemi shkelmuar vetë? Vetë, domethënë lidershipi sundues, sepse ne si qytetar kush na pyet!

Dhe themi pastaj se kemi konstitucionalistë, se kemi komision ligjesh në Kuvend, se kemi President që shqyrton, vigjëlon, qendron pa gjumë që Kushtetuta të mos preket, se kemi analista, se kemi opozitë që nuk i lejon këto, se jetojmë në një vend me të drejta të barabarta, me ndarje pushtetesh, me zgjedhje të rregullta së paku formalisht, se sovrani është populli që sa bukur e këndon këngën Kushtetuta e gjorë, por që sovraniteti qendron i nderur mbi sobë si ndërresa të lagura në dimër që presin të thahen nën tymin që i ribën pis!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.