KUVAJT:Dëme të mëdha pas sulmeve me dronë nga Irani
Kuvajti ka raportuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe ndërtesa qeveritare pas një sulmi me dronë nga Irani, sipas autoriteteve vendase.
Ministria e Energjisë bëri të ditur sot se dy impiante energjie dhe shkripëzimi janë dëmtuar rëndë.
Si pasojë e sulmit, dy gjeneratorë energjie kanë dalë jashtë funksionit, por fatmirësisht nuk janë raportuar të lënduar.
Një tjetër dron goditi një ndërtesë të Ministrisë së Financave, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve KUNA.
Korporata e Naftës së Kuvajtit (KPC) konfirmoi se disa objekte operative të saj, përfshirë ato të Kompanisë Kombëtare të Naftës dhe Industrive Petrokimike, u goditën nga sulmi iranian.
Në këto zona shpërthyen zjarre dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.
Autoritetet theksuan se, pavarësisht dëmeve të mëdha, nuk ka raportime për viktima.
Ndërkohë, ushtria kuvajtiane deklaroi se vendi është përballur me një valë të re sulmesh me raketa dhe dronë, duke aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore.
Irani ka ndërmarrë sulme me raketa dhe dronë ndaj Kuvajtit dhe shteteve të tjera të Gjirit që strehojnë forca ushtarake amerikane, që nga fillimi i goditjeve të përbashkëta SHBA-Izrael rreth pesë javë më parë. /Ad.Ab./



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.