☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $72,369 ▼ -0.71% ETH $2,259 ▲ +0.71% XRP $1.3461 ▼ -0.47% SOL $83.9200 ▼ -0.78%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Kuvendi diskuton sot projektligje të rëndësishme

-Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot për të diskutuar një sërë projektligjesh të rëndësishmë, ku pritet të ketë edhe një interpelancë me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Kuvendi-i-Shqipërisë-nderon-viktimat-e-Holokaustit-Foto-Flor-Abazi-2Kuvendi e çel seancën e sotme me miratimin e procesverbalit të seancës plenare, datë 5.02.2015, interpelancën me ministren e Mbrojtjes, kërkuar nga një grup deputetësh të grupit parlamentar të PD-së. projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.9867,datë 31.1.2008, “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrëzikuara të faunës dhe të florës së egër”, të ndryshuar. projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10081, date 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë, po ashtu, pritet të shqyrtohen edhe projektligji “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” (vazhdon shqyrtimi në komisione), projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr.10083, datë 23.2.2009, “Për miratimin e kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, si autoritet kontraktues, AVN AG, Statkraft as dhe Devoll Hydropoëer sha si bashkëkoncesionarë për projektin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe trasferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, projektvendimin “Për miratimin e disa ndryshimeve në strukturën, organikën dhe numrin e punonjësve të administratës së Autoritetit të Mediave Audiovizive”.

Gjithashtu, në seancën e sotme Kuvendi ka parashikuar në rendin e ditës edhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës, ku koha e diskutimeve eshte deri në 60 minuta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.