⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,652 ▼1.36%
DOW 52,777 ▼0.15%
NASDAQ 26,003 ▼2.62%
NAFTA 99.56 ▲2.48%
ARI 4,058 ▼2.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,122 ▼ -4.25% ETH $2,377 ▼ -5.58% XRP $1.3033 ▼ -6.43% SOL $103.2900 ▼ -5.04%
S&P 500 7,652 ▼1.36 % DOW 52,777 ▼0.15 % NASDAQ 26,003 ▼2.62 % NAFTA 99.56 ▲2.48 % ARI 4,058 ▼2.21 % S&P 500 7,652 ▼1.36 % DOW 52,777 ▼0.15 % NASDAQ 26,003 ▼2.62 % NAFTA 99.56 ▲2.48 % ARI 4,058 ▼2.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

Kuvendi miratoi Ligjin për të Drejtën e Autorit, ministri Gonxhja: Më shumë zgjedhje për të gjithë autorët, ja përfiti

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja e cilësoi si një ligj shumë të rëndësishëm i cili e çon mbrojtjen e krijuesve shqiptarë drejt një standardi të ri. Ligji sjell rregulla konkrete për platformat online.

YouTube, Facebook, TikTok dhe platformat e tjera do të duhet të marrin autorizim për përdorimin e veprave të mbrojtura dhe të reagojnë kur ka shkelje të së drejtës së autorit.

Platformat ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri pa pasur seli këtu, tashmë do t’u duhet të kenë një përfaqësues ligjor në vend. Për herë të parë, autorët shqiptarë do të kenë një adresë konkrete ku mund të kërkojnë zbatimin e të drejtave të tyre, këtu.

Ministri Gonxhja tha se përmes këtij ligji, forcohet edhe pozita e autorit në kontratë: ai do të ketë të drejtë të dijë si përdoret vepra e tij, çfarë të ardhurash gjeneron dhe të kërkojë rishikim të kontratës kur shpërblimi mund t’i duket i padrejtë.

“Hapim gjithashtu tregun e administrimit kolektiv, duke krijuar më shumë konkurrencë dhe më shumë zgjedhje për të gjithë autorët. Gjithashtu, riorganizojmë dhe fuqizojmë strukturën përgjegjëse për drejtorinë e të drejtës së autorit, këtu në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, me një strukturë të dedikuar për mbrojtjen e të drejtave të autorit në fushën digjitale dhe me 11 punonjës shtesë, kjo për të garantuar zbatimin real të këtyre kompetencave të reja që ky ligj i ri na jep”, u shpreh kreu i MTKS-së, Blendi Gonxhja.

Ministri shpjegoi se, Ligji për të Drejtën e Autorit mbron më mirë krijuesin shqiptar, vendos më shumë përgjegjësi mbi platformat dhe e përputh tashmë Shqipërinë me standardet evropiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.