Politika
Kuvendi miraton 5 kandidaturat për KDRTSH, ja emrat
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi sot 5 kandidaturat për Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.
Të 5 kandidaturat e mbështetura nga socialistët morën në Xhemal Mato, Valbona Sulçe, Elidon Haliti, Xhelil Aliu dhe Vladimir Grosha.
Xhemal Mato mori 68 pro, 5 kundër dhe 6 abstenime
Valbona Sulçe mori 68 pro, 5 kundër dhe 5 abstenime
Elidon Haliti mori 70 vota pro, 5 kundër, 4 abstenime
Xhelil Aliu mor 69 pro, 4 kundër, 6 abstenime
Vladimir Grosha mori 64 pro, 9 kundër, 6 abstenime
Grupi i Partisë Socialiste u mblodh më herët në një nga sallat e Parlamentit për të propozuar emrat që do të mbështesin si anëtarë të Këshillit Drjetues të Radio Televizionit Shqiptar.