☁️
Tiranë 6°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.83 ▲0.79%
ARI 4,445 ▲0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,763 ▲ +3.84% ETH $2,150 ▲ +4.34% XRP $1.4307 ▲ +3.01% SOL $91.3300 ▲ +5.62%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.83 ▲0.79 % ARI 4,445 ▲0.84 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.83 ▲0.79 % ARI 4,445 ▲0.84 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kuvendi njofton dy seanca plenare. Demarkacioni, ende jo në agjendë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur për mbajtjen e dy seancave plenare, më 18 dhe 25 maj, ndërsa në agjendën e tyre nuk është vendosur ende ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, si kusht për hyrjen në fuqi të lëvizjes pa viza.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se vendimi për ratifikimin e demarkacionit do të ndodhë në konsultim me opozitën.

“Në momentin e duhur do të bashkëbisedojmë dhe me kolegët tanë të opozitës, në mënyrë që ta procedojmë bashkërisht në Kuvend. Do të jetë transparente. Ajo çfarë do të ndodhë, në asnjë mënyrë nuk do të vendosë në rrezik lëvizjen e lirë, liberalizimin e vizave, këtë duhet ta kemi parasysh”, tha Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Në seancën e re plenare, Kuvendi i Kosovës do të shqyrtojë në parim projektligjin që synon luftimin e dukurive që lidhen me terrorizmin.

“Prioritet i Kuvendit të Republikës së Kosovës për aprovim është ligji për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, të cilin do ta miratojmë shumë shpejt”, tha më tej Kadri Veseli, tashmë edhe zyrtarisht kreu i PDK-së.

Kryeparlamentari kosovar ka folur pas mbledhjes së Kryesisë edhe për raportet mes shumicës dhe opozitës, duke i ftuar deputetët opozitarë që ta ndërpresin bojkotin e punës së Kuvendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.