Politika
Kuvendi rrëzon dy dekretet e Nishanit
Kuvendi rrëzon dy dekretet e Presidentit, me anë të të cilave disa javë më parë u rikthyen për shqyrtim Ligji i Arsimit të Lartë dhe ai i Turizmit.
Maxhoranca ka votuar kundër dekretit të kreut të shtetit për Ligjin e Arsimit të Lartë. Me 74 vota kundër, 18 pro dhe një abstenim, Kuvendi ka hedhur poshtë dekretin për Ligjin e Arsimit të Lartë.
Ndërsa dekreti për Ligjin e Turizmit është rrëzuar me 74 vota kundër dhe 14 pro.