Ekonomia

Kuvendi shqyrton dekretin e Presidentit për ligjin e borxhit

Kuvendi nisi shqyrtimin e dekretit të Presidentit që ktheu për rishqyrtim Ligjin e ri të Borxhit. Ligji zhvesh qeverinë nga detyrimi për t’i miratuar në Parlament kredite që merr në tregjet ndërkombëtare. Në dekret, Presidenti argumenton se kjo shkel Kushtetutën.

Kuvendi-i-Shqipërisë-nderon-viktimat-e-Holokaustit-Foto-Flor-Abazi-2Deputeti i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli, theksoi në fjalën e tij se ligji është kushtetues. Ky ligj, tha ai, nuk thyen kufirin e borxhit, por thjeshton procedurat e marrjes së borxhit. “Duke i bërë një analizë argumenteve kryesorë, që janë përdorur në relacionin shoqërues të Dekretit të Presidentit, nga pikëpamja ligjore dhe kushtetuese, sikurse është shprehur edhe Komisioni i Ligjeve në mbledhjen ku u diskutua ky ligj, janë tërësisht të tejkalueshme për të mos cënuar Kushtetutën e Republikës”, tha deputeti i PS-së, Anastas Angjeli.

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, deklaroi se këto ndryshime nuk lejohen nga Kushtetuta. Gjithashtu, ai theksoi se Qeveria është e papërgjegjshme dhe nuk duhet lejuar që të bëjë ndryshime kushtetuese për huamarrjen.
Neni 121 i Kushtetutes detyron që marrja përsipër e detyrimeve financiare nga jashtë duhet të kalojë me ligj të veçantë në Parlament. Kjo ka krijuar një ngërç me kosto publike, pasi kur del në tregun e lirë ndërkombëtar, Shqipëria duhet të publikojë normën e interesit në avancë ende pa u zhvilluar ankandi. Por, sipas qeverisë, ligji i ri e korrigjon këtë ngërç dhe lehtëson qytetarët nga kostot e borxhit.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ktheu në Kuvend në mesin e muajit janar ligjin “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, pasi e cilësoi si antikushtetuese nismën e qeverisë. Në dekretin e kreut të shtetit, ligji numër 181 për marrjen e borxheve apo kredive të qeverisë pas miratimit të Kuvendit, cilësohet nga Presidenti si një veprim që bie ndesh me ligjin themeltar të shtetit shqiptar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button