☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $72,121 ▼ -1.01% ETH $2,243 ▲ +0.09% XRP $1.3417 ▼ -0.74% SOL $83.4600 ▼ -1.22%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Kuvendi shqyrton sot disa projektligje të rëndësishme

Kuvendi i Shqipërisë do te shqyrtoje sot disa projektligje të rëndësishme.

Gjate-seances-plenare-ne-Kuvendin-e-Shqiperise-Foto-Flor-Abazi-1Kuvendi nder te tjera do të shqyrtoje projektligjin “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, projektligjin “Për një ndryshim në aktin normativ me fuqinë e ligjit nr.4, datë9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve tëveçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, të miratuara me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008”.

Po ashtu, Kuvendi pritet të shqyrtojë projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së programit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, për grantin e asistencës financiare për “Programin e infrastrukturës bashkiake (Berat, Kuçovë, Gjirokastër, Kamzë, Lushnjë, Delvinë, Librazhd), kontributi zviceran”.

Në seancën e sotme të Kuvendit do të votohen dhe një sërë dekretesh si, Dekret nr.8835, datë 4.12.2014 “Për propozimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë”, dekreti nr. 8911, datë 27 janar 2015 “Për disa ndryshime në dekretin nr. 8304, datë 11.10.2013 “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”,  dekret nr. 8912, datë 27 janar 2015 “Për shkarkim Ministri”, dekret nr. 8913, datë 27 janar 2015 “Për emërim Ministri”, dekret nr. 8914, datë 27 janar 2015 “Për shkarkim Ministri”,  dekret nr. 8915, datë 27 janar 2015 “Për emërim Ministri”.

Në seancën plenare do të shqyrtohen dhe projektvendimi “Për caktimin e kryetarit të këshillit drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare”, projektvendimi “Për caktimin e kohëzgjatjes se mandatit të një anëtari të këshillit drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare”, projektvendimi “Për caktimin e kohëzgjatjes se mandatit të një anëtari të këshillit, drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare”, projektvendimi “Për caktimin e kohëzgjatjes se mandatit të një anëtari të këshillit drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Kalendari 3 javor (6 shkurt – 26 shkurt 2015 ) i punimeve të Kuvendit si dhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.