roze
Kylie dhe Tyga, a janë ndarë vërtetë?
Fjalët për një ndarje të mundshme mes Tyga dhe Kylie Jenner qarkullojnë prej javësh, por mesa duket çifti vazhdon të insistojë se çdo gjë mes tyre është shumë mirë.
Sipas disa burimeve, Kylie dhe Tyga janë bashkë, por i kanë ngadalësuar pak gjërat, duke vendosur që për momentin të mos jetojnë bashkë. Në fakt, duket se Kylie nuk e do Tyga-n as si fqinj.
Sipas TMZ-së, çifti ka “kërkuar hapësirën e vet personale” në këtë ndarje të shkurtër, duke jetuar në çati të ndryshme. TMZ vazhdon më tej se Tyga është zhvendosur nga shtëpia e Kylie në Hidden Hills. Ai ka kërkuar të blejë shtëpinë ngjitur me Kylie, po duket se plani nuk i ka ecur.