Laçi, trajneri Osmani: Ndikoi kartoni i kuq, por… ky është futbolli
Trajneri i Laçit, Qatip Osmani, në prononcimin e tij për “Super Gola”, ka komentuar humbjen 3-1 të pësuar përballë Dinamos.
“Momenti vendimtar ishte kartoni i kuq që morëm. Gjatë lojës, veçanërisht në pjesën e parë, fazën difensive e luajtëm shumë mirë, nuk e lejuam Dinamon të rrezikonte. Kishim dhe disa probleme me krahët në fazën mbrojtëse. Gjithashtu krijuam disa raste, nuk i shfrytëzuam ato raste kur merrnim topin nga kundërshtari”.
“Në pjesën e dytë, me një lojtar më pak, sigurisht që u orientuam më shumë në mbrojtje, por për fatin tonë të keq shumë shpejt pësuam golin e dytë. U munduam, edhe me një lojtar më pak krijuam raste, por ky është futbolli”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.