Lady Gaga dhe Bradley Cooper bashkojnë forcat
Këngëtarja e muzikës pop, Lady Gaga dhe aktori i nominuar për çmimin Oscar Bradley Cooper kanë bashkuar forcat për të sjellë edhe një herë, por në version të ri, dramën e famshme muzikore hollivudiane “A star is Born”, ose “Lindja e një ylli”.
Për Cooper, një projekt i përmasave të tilla nuk është diçka e re, pasi në karrierën e tij ka punuar edhe prapa skenës. Ndërsa për 30-vjeçaren Lady Gaga, kjo është hera e parë si protagoniste në një produksion të tillë.
“A star is born” është historia e një djali të talentuar që mbërrin në Hollivud dhe ndihmohet nga një artist i madh në moshë. Në ekranin e vitit 1937, drama kishte si protagonistë Janet Gaynor dhe Fredric March.
Një version i ri u soll nga Barbra Streisand dhe Kris Kristofferson më vonë në 1976. Ndërsa tani, përveç se do të jetë protagoniste, artistja fituese e çmimit Grammy, Lady Gaga, do të kompozojë dhe do t’i performojë vetë këngët e përshtatura për këtë dramë muzikore.