☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 11 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.41 ▼0.93%
ARI 4,114 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $64,210 ▼ -0.06% ETH $1,802 ▲ +0.22% XRP $1.1090 ▲ +0.16% SOL $78.1700 ▼ -0.9%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
11 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

“Jemi dëshmitarë të bllokimit të papërgjegjshëm për anëtarësimin e vendit në NATO”

Në manifestimin qendror të mbajtur në hapësirat e Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë me rastin e shënimit të 18 Gushtit – Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), presidenti i vendit Gjorgje Ivanov, deklaroi se ARM deri më tani shumë herë ka justifikuar besimin e qytetarëve, por edhe të partnerëve të saj, gjë e cila është konfirmuar me ballafaqimin e krizës së refugjatëve dhe përmbytjet e fundit që goditën rajonin e Shkupit, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Ivanov në fjalimin e tij para të pranishmëve theksoi se duke pasur parasysh krizën e migrantëve dhe atë financiare në zonën e Shengenit, si dhe sulmet e shpeshta terroriste që thelluan krizën e sigurisë, për vendet e Ballkanit është më se e nevojshme të mbështesin njëri-tjetrin dhe jo të bllokohen.

“Sot në Evropë guximi kushton shtrenjtë dhe është një gjë e rrallë. Maqedonia tregoi se ka guxim të përballet me kërcënime. Derisa NATO dhe Bashkimi Evropian me vështirësi ballafaqohej me krizën e migrantëve dhe sigurimin e kufijve, Maqedonia tregoi se ka kapacitet të menaxhoj kërcënimet. Në këtë sprovë ARM-ja ka pasur një rol kyç dhe ende ka. Jo vetëm që ka ruajtur sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të shtetit, por edhe përforcoi sigurinë kombëtare dhe sigurinë e qytetarëve të saj”, deklaroi presidenti Ivanov.

Ivanov theksoi se edhe në këto kushte të ndërlikuara gjeopolitike, jemi dëshmitarë të bllokimit të papërgjegjshëm për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Ai shtoi se Maqedonia nuk do të dorëzohet dhe jo vetëm që do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në integrimin euro-atlantik, por do të vazhdojë edhe me misionet paqeruajtëse, të cilat sipas tij mundësuan të vërtetojnë kapacitetet operacionale të ARM-së.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Zoran Jolevski, deklaroi se me pjesëmarrjen disa vjeçare të ARM-së në misionet ndërkombëtare në mbështetje të paqes, Maqedonia u formua si një anëtare e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar e cila siguron kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në botë.

“Maqedonia e sheh të ardhmen e saj të integruar në NATO dhe në Bashkimin Evropian, synim për të cilën ka mbështetje të fuqishme publike dhe konsensus të plotë politik. Vendi jonë mbetet plotësisht i angazhuar për marrjen e përgjegjësive që rrjedhin nga anëtarësimi i ardhshëm në Aleancë”, deklaroi Jolevski.

Ai duke njoftuar se edhe për vitin e ardhshëm planifikojnë të vazhdojnë me mbështetjen e ARM-së në misionet ndërkombëtare, theksoi se kjo dëshmon se Maqedoni është një vend partner i komunitetit ndërkombëtar, megjithatë siç tha ai, edhe pjesëtarët e ARM-së në këto misione përfitojnë aftësi të shkëlqyera.

Presidenti Ivanov për kontributin e dhënë për ruajtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të vendit, i dekoroi me Dekoratën për Merita Ushtarake Batalionin e Policisë Ushtarake dhe Batalionin Inxhinierik pranë Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Këtë vit 18 Gushti u shënua në mënyrë simbolike për shkak të ngjarjeve tragjike me përmbytjet në rajonin e Shkupit, ku humbën jetën 22 persona dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Në këtë manifestim morën pjesë ministra të Qeverisë, Kuvendit, përfaqësues të komuniteteve fetare, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Maqedoni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.