roze

Lady Gaga shijon plazhin në Bahamas

Ajo ka qenë e zënë me Tony Bennet në turneun e tyre “Cheek to cheek”, por Lady Gaga nuk mund të mos merrte disa ditë pushim, për të marrë rreze dielli në Bahamas.

29-vjeçarja ka postuar dy foto në Instagram, ku ka treguar format e saj. Ajo kishte veshur një palë bikini jeshile, teksa shijonte plazhin e këtij vendi. Në të dyja fotot, ajo ishte pranë një palme.

Në foton e parë, ajo tregonte të pasmet e saj, ndërsa në të dytën ishte mbështetur me shpinë në trupin e palmës. Megjithatë, paparacët nuk janë mjaftuar me kaq, duke shkuar pranë vendit ku po pushon Gaga për t’i bërë të tjera foto.

Këngëtarja përformoi të shtunën në Islandë, bashkë me Tony Bennet, ndërsa ka vendosur të bëjë pak plazh para koncertit të tyre të ardhshëm, që është të mërkurën në Nju Jork.

Gaga është e fejuar me aktorin Taylor Kinney që nga dita e Shën Valentinit, por asnjëri prej tyre nuk kanë bërë të ditur se kur do të martohen. Sipas Gagas, ata janë të lumtur dhe gjërat nuk kanë pse të ndryshojnë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button