☁️
Tiranë 30°C · Vranët 01 June 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 90.77 ▲3.9%
ARI 4,535 ▼1.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
₿ CRYPTO
BTC $72,739 ▼ -1.49% ETH $1,985 ▼ -1.68% XRP $1.3054 ▼ -2.22% SOL $81.1100 ▼ -1.79%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 90.77 ▲3.9 % ARI 4,535 ▼1.27 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 90.77 ▲3.9 % ARI 4,535 ▼1.27 %
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
01 Jun 2026
Breaking
Politika

“Laguna nuk preket”, Rama për Zvërnecin: Çfarë më thanë investitorët amerikanë

Kryeministri Edi Rama ka theksuar sot se projekti në zonën e Zvërnecit do të zhvillohet vetëm në prona private me titull pronësie dhe nuk do të preket laguna.

Sipas tij, zhvillimi nuk mund të përfshijë ‘Marine’ që ishte në versionin e parë, por u kthye mbrapsht. Rama kujtoi dhe kërkesën e investitorëve amerikanë.

“E para është e shkruar. Projekti do të zhvillohet vetëm në prona private me titull pronësie në kadastër dhe në asnjë pronë tjetër të kontestuar ose që mund të rezultojë për momentin copë shtet. Është e shkruar.

Laguna nuk preket. Është e shkruar dhe zhvillimi nuk mund të përfshijë ‘Marine’. Është e shkruar. Kishte ‘Marine’ në versionin e parë edhe në të dytin u hoq dhe për ‘Marinën’ është kërkuar që të hartohet më pas një projekt i detajuar dhe konsultim me të gjithë autoritetet përgjegjëse për mjedisin, burimet ujore, trashëgiminë kulturore, infrastrukturën dhe vetëm pasi të jetë parë projekti tjetër në tërësi.

Nuk po ju them që investitorët thonë nuk e kemi pritur kurrë që në Shqipëri shteti do jetë kaq rigoroz edhe pse ata kryesorët nga Shtetet e Bashkuara që ditën e parë që jemi takuar më kanë thënë ‘çdo gjë sipas librit të ligjit, asgjë jashtë librit të ligjit. Nuk kemi ardhur në Shqipëri të importojmë barcaleta edhe të importojmë filma për veten se boll kemi. Kemi ardhur në Shqipëri të bëjmë një investim për Shqipërinë, për ne dhe për Europën’”, rrëfeu kryeministri Rama.

Duke u ndalur te projekti ai tha se duhet të konsiderojë dhe të respektojë një brez mbrojtës nga vija bregdetare e lagunës.

“Përcaktimi i brezit mbrojtës… Flas për vendimin, është i shkruar ky. Pra, projekti duhet të konsiderojë dhe të respektojë një brez mbrojtës nga vija bregdetare e lagunës, e cila do të përcaktohet pas përfundimit të studimit nga studiot ndërkombëtare mjedisore dhe pas koordinimit nga autoritetet përgjegjëse.

Kjo distancë duhet të ruajë peizazhin natyror, cilësinë e habitatit dhe të garantojë proceset ekologjike, karakteristike të zonës”, u shpreh Rama.

Ai nënvizoi se gjithçka ka qenë e shkruar që kur ka ardhur kompania.

“Është e shkruar. Nuk është shkruar këto ditë kur ju shkruanit që unë po shes Shqipërinë dhe po ju tradhtoj juve, por është e shkruar përpara kur ka ardhur kompania dhe është përballur me të gjitha vërejtjet dhe me vendimin e radhës për t’u kthyer mbrapsht për përmirësuar projektin”, deklaroi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.