roze

Lahaj, në konkursin “Operalia”

Ramë Lahaj, tenori nga Kosova ka fituar çmimin e tretë në garën e madhe të muzikës operistike “Operalia”, ndërsa çmimi i është dorëzuar artistit nga vet Placido Domingo.

Lahaj është renditur përkrah sopranos kanadeze, Aviva Fortuna.

Tenori Lahaj ka shprehur emocionet në llogarinë e tij në “Facebook”, duke e shoqëtuar me një foto nga dorëzimi i çmimit.

“Ndihem krenar që çmimi më dorëzohet nga ju”, shkruan Lahaj, duke iu referuar Domingos.

“Operalia është një ëndërr për çdo këngëtar të ri lirik, pasi është themeluar nga Domingo, një nga legjendat e lirikës. Sigurisht ka qenë një nga qëllimet e mia, edhe pse nuk e kam pasur të lehtë të marr vendimin për t’u futur në konkurim, pasi unë tani jam në vitin e pestë të karrierës ndërkombëtare dhe kjo vështirëson pak termin konkurs, por gjithsesi jam tejet i kënaqur me rezultatin”, ka thënë Lahaj për mediet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button