☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 21 May 2026
S&P 500 7,407 ▼0.35%
DOW 49,877 ▼0.27%
NASDAQ 26,156 ▼0.43%
NAFTA 101.61 ▲3.41%
ARI 4,507 ▼0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $77,216 ▼ -0.27% ETH $2,131 ▼ -0.13% XRP $1.3615 ▼ -0.77% SOL $86.5600 ▲ +0.92%
S&P 500 7,407 ▼0.35 % DOW 49,877 ▼0.27 % NASDAQ 26,156 ▼0.43 % NAFTA 101.61 ▲3.41 % ARI 4,507 ▼0.63 % S&P 500 7,407 ▼0.35 % DOW 49,877 ▼0.27 % NASDAQ 26,156 ▼0.43 % NAFTA 101.61 ▲3.41 % ARI 4,507 ▼0.63 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
21 May 2026
Breaking
Politika

Lajm i mirë për fermerët! Të hënën nisin aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë

Ministria e Bujqësisë do të hapë më 25 maj aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë për këtë vit, duke iu dhënë mundësi fermerëve për të përfituar mbështetje për bagëtitë, bletarinë apo edhe të mbjellat. Lajmi u dha nga Ministri Andis Salla në Kuvend gjatë një interpelance.

“Skema kombëtare e mbështetjes për vitin 2026, aplikimet për të cilën fillojnë në datën 25, pra ditën e hënë, është hartuar pas konsultimeve dhe dëgjesave me fermerët në të gjithë vendin. Kjo skemë është ndërtuar mbi nevojat dhe prioritetet e zhvillimit të sektorit, duke balancuar dy komponentë kryesorë: mbështetjen me grante për investime dhe pagesat direkte për fermerët”, tha Salla.

Skema e këtij viti vjen me një fond prej 5.2 miliardë lekë synon financimin edhe të fermave të vogla. Me skemën e re është përgjysmuar numri i bagëtive që duhet të ketë një blegtor për të përfituar. 12 mijë lekë për çdo krerë lopë do të marrin ata blegtorë që kanë tufa jo më të më të vogla se 5 bagëti, vjet ishte 10 mijë lekë për tufa jo më të vogla se 10 krerë. Ndërsa tek të imtat financimi është rritur nga 1200 lekë në 1.500 lekë për krerë për tufa jo më të vogla se 50 krerë, nga 100 krerë që ka qenë me skemën e vjetër.

Për herë të parë financimi do ketë edhe për dosat në 7 mijë lekë për krerë, kush ka tufë jo më pak se 5 krerë. Kurse për bletarinë, financimi dyfishohet në 20 mijë lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 25 koshere, nga 50 koshere që ka qenë detyrimi deri në vitin e kaluar.

“Mbështetja po rikonceptohet, po orientohet më mirë dhe po lidhet më fort me objektivat e zhvillimit të sektorit.  Për herë të parë do të nisë pagesa për sipërfaqe të mbjellë, ku fermat me mbi 3 hektarë do të përfitojnë 10 mijë lekë për çdo hektar, për të gjitha kulturat bujqësore. Skema i jep prioritet të veçantë të rinjve si edhe blegtorisë dhe bletarisë, me synim stabilizimin e numrit të krerëve, prodhimit të qumështit dhe mishit, si dhe mbështetjen e sektorëve me vlerë të shtuar”, tha ministri.

Skema e re hoqi naftën pa taksa. Fermerët nuk do të përfitojnë më naftë me çmim të reduktuar, pasi Ministria e Bujqësisë vlerësoi se kjo skemë nuk ka funksionuar plotësisht, dhe ka pasur abuzime.

Ndërkohë fermerët duhet të marrin faturë nga grumbulluesit apo agroturizmat kur u shesin produktet, në mënyrë që të përfitojnë nga kompensimi me 10% që do të nisë më 1 korrik.

“Fermerët shqiptarë, përveç pagesave direkte nga skema kombëtare, do të përfitojnë edhe një mbështetje shtesë në masën 10% të vlerës së autofaturës për produktet bujqësore dhe blegtorale të shitura prej tyre. që ka nisur të zbatohet që në fillim të vitit 2026. Kjo mbështetje është një instrument që lidhet drejtpërdrejt me prodhimin e shitur dhe me formalizimin e marrëdhënieve tregtare”, tha Salla.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.