☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,615 ▲ +1.35% ETH $2,111 ▲ +1.56% XRP $1.4101 ▲ +1.1% SOL $88.4500 ▲ +1.32%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Kosova

Lama: Bëni kompromis, për hatër të Kosovës

lama-b-euml-ni-kompromis-p-euml-r-hat-euml-r-t-euml-kosov-euml-s_hdGjenerali i Ushtrisë Shqiptare, Kudusi Lama, ka thënë se është e rëndë kur i sheh duke mos komunikuar disa liderë politikë kosovarë, të cilët deri dje luftuan bashkërisht për çlirimin e Kosovës.

 “Pushteti në asnjë rast nuk duhet kuptuar si privilegj, por si obligim për t’u shërbyer qytetarëve. E kur kuptohet kështu, nuk është vështirë të gjenden zgjidhje. Për mendimin tim zgjidhja është shumë e thjeshtë. Liderët politikë duhet të bisedojnë bashkërisht për të marrë një vendim, që të jetë më i mirë për mbarëvajtjen e vendit”, ka thënë Lama në intervistën për “Epokën e re”.

Ai ka kërkuar nga të gjithë liderët e partive politike të lëshojnë pe në mënyrë që të formohen institucionet e reja.

“Përgjegjësinë para vendit e kanë të përbashkët, asnjëri prej tyre nuk mund të mendojë se për vendin ka vlera më shumë se të tjerët, ose se vendi pa të nuk mund të jetojë. Askush nuk është pronar i Kosovës, të gjithë kanë marrë përgjegjësinë të marrin obligime t’i shërbejnë vendit. Le ta konsiderojnë veten shërbëtorë të Kosovës, ta fitojnë edhe besimin e popullit që aktualisht e kanë të lëkundur”, është shprehur gjeneral Lama.

Ai ka thënë se nëse liderët nuk gjejnë një zgjidhje, atëherë deputetët duhet të marrin vendime të cilat i shërbejnë Kosovës. “Unë do t’i këshilloja deputetët, pasi liderët nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje të pranueshme, ta marrin situatën në dorë të gjithë bashkërisht në sallën e Kuvendit dhe t’i marrin vendimet që i shërbejnë Kosovës. Deputetët nuk janë ushtarë. Ata janë kandiduar nga partitë, por votën e kanë marrë prej qytetarëve. Le të mbajnë përgjegjësi më shumë për votën sesa për interesat e partive. Nuk do ta vlerësoja ndjenjë përgjegjësie prej tyre, në qoftë se për hatër të interesave partiake shpërfillin vullnetin e qytetarëve ndaj tyre. Prandaj, le t’i drejtohen të gjithë sallës së Kuvendit dhe unanimisht ta zgjedhin kryetarin që dëshirojnë për Kuvendin”, është shprehur Lama. Sipas tij, do të ishte mirë të mbahet një konferencë publike me juristë vendorë dhe ndërkombëtarë, pasi liderët nuk janë duke e interpretuar sipas interesave të tyre Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Lama ka thënë se është i gatshëm për ta marrë iniciativën për t’i bërë bashkë në një takim Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limaj. “Unë i dua dhe i nderoj Thaçin, Haradinajn dhe Limajn, ashtu si edhe të tjerët që kanë kontributin e luftës së tyre për ta bërë Kosovën, pasi të gjithë, kush më shumë e kush më pak, kanë kontributet e tyre. Por, koha e sotme është tjetër, ata tashmë janë udhëheqës të politikës së shtetit dhe ndoshta nuk jam unë ai që mund të kem forcë për t’i bashkuar ata me gjithë respektin që edhe ata kanë për mua”, ka deklaruar gjeneral Lama.

Ai ka vlerësuar se një koalicion qeverisës në mes të PDK-së dhe AAK-së do t’i bënte nder Kosovës. “Nëse do të kishte një aleancë midis PDK-së dhe AAK-së, do të mendoja se i bëhej shumë shërbim vendit, pasi do të krijonte një qeverisje të fortë dhe një opozitë të fortë”, ka thënë Lama.

Gjeneral Lama ka thënë se, nëse nuk do të ketë një koalicion në mes të këtyre dy partive, duhet të bëhet një kompromis për një qeveri me bazë të gjerë politike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.