☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 10 July 2026
S&P 500 7,544 ▲0.81%
DOW 52,487 ▲0.27%
NASDAQ 26,207 ▲1.3%
NAFTA 71.92 ▼0.22%
ARI 4,117 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $64,420 ▲ +2.33% ETH $1,799 ▲ +2.55% XRP $1.1163 ▲ +1.97% SOL $79.5400 ▲ +1.9%
S&P 500 7,544 ▲0.81 % DOW 52,487 ▲0.27 % NASDAQ 26,207 ▲1.3 % NAFTA 71.92 ▼0.22 % ARI 4,117 ▼0.57 % S&P 500 7,544 ▲0.81 % DOW 52,487 ▲0.27 % NASDAQ 26,207 ▲1.3 % NAFTA 71.92 ▼0.22 % ARI 4,117 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
10 Jul 2026
Breaking
Politika

Lamallari: Zjarrvënia është krim, dënimet në Kodin Penal shkojnë deri në 15 vite burg

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale për parandalimin e zjarreve, duke theksuar se çdo zjarr i shkaktuar nga dora e njeriut rrezikon jetën e qytetarëve, pronën, pyjet dhe pasuritë natyrore, ndërsa përbën një vepër penale që ndëshkohet me masa të ashpra.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Lamallari nënvizoi se mbrojtja e vendit nga zjarret është një përgjegjësi e përbashkët.

“Kujdes! Zjarrvënia nuk është pakujdesi, por krim që ndëshkohet me burgim. Çdo zjarr i shkaktuar nga dora e njeriut është një kërcënim për jetën, pronën, pyjet dhe të mirën e përbashkët. Kërkohet më shumë përgjegjësi qytetare dhe gatishmëri për të mbrojtur çdo qytetar dhe shmangur katastrofa”, shprehet ministri Lamallari.

Ministri rikujtoi se me ndryshimet më të fundit në Kodin Penal janë ashpërsuar ndjeshëm dënimet për zjarrvënien, në varësi të rrethanave dhe pasojave të veprës penale.

Zjarrvënia e qëllimshme dënohet me burgim nga 5 deri në 8 vjet kur kryhet gjatë stinës së nxehtë, në kushte që favorizojnë përhapjen e zjarrit ose pranë zonave të banuara; nga 4 deri në 10 vjet kur prek zona të mbrojtura, objekte të trashëgimisë kulturore, objekte kulti, monumente kulture ose infrastrukturë kritike; ndërsa dënimi arrin nga 7 deri në 15 vjet burg kur zjarrvënia kryhet me qëllim ndryshimin e kategorisë ose destinacionit të tokës.

Në mesazhin e tij, ministri Lamallari theksoi se pas çdo zjarri qëndron një kosto e madhe njerëzore dhe materiale.

“Një pakujdesi ose një veprim i qëllimshëm mobilizon qindra njerëz, dhjetëra mjete dhe helikopterë për të mbrojtur jetën, banesat dhe natyrën. Çdo zjarr lë pas humbje për natyrën, komunitetin dhe brezat që vijnë. Mbrojtja e Shqipërisë nga zjarret fillon me përgjegjësinë e secilit prej nesh”, theksoi ministri i Punëve të Brendshme.

Apeli shkon për bashkëpunimin e qytetarëve në respektimin e rregullave për parandalimin e zjarreve, e çdo rast zjarrvënieje do të trajtohet me tolerancë zero.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.