Lame: Vendimi për pezullimin e lejeve vendore, fund ‘një dalldie të fund-mandatit’.
Drejtori i Përgjthshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, këshilltari i Kryeministrit, Artan Shkreli dhe Drejtoresha e Planifikimit të Territorit, Adelina Greca, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku edklaruan se pezullimi i lejeve të ndërtimit është një masë për të ndalur shkatërrimin e territorit.
Drejtori i ALUIZNI-it, Artan Lame, deklaroi se vendimi për pezullimin e lejeve vendore deri pas zgjedhjeve vendore të planifikuara në 2015-ën nuk ka lidhje me politikën, por u mor për shkak të lejeve abuzive që janë dhënë nga njësitë vendore. Gjatë një konference për shtyp nga kryeministria, Lame i emërtoi ndërtimet pa leje të periudhës së fundit ‘një dalldi të fund-mandatit’.
“Miratimi i ndarjes së re administratieve të vendit, e cila parashikon ndryshim të strukturës administrative territoriale bën të domosdoshme përshtatjen e interesit publik, i cili ka dalë në radhë të fundit sa herë bëhet fjalë për planifikim në territor dhe sa herë bëhet fjalë për atë çka ka mbetur publike në vend”, tha Lame. Duke e konsideruar të rëndësishëm zhvillimin e territorit me këtë periudhe tranzitore, Lame tha se vendimi për pezullimin e lejeve vendore bëhet me qëllim për të harmonizuar planifikimin e territorit dhe gjithë legjislacionin e planifikimit me ligjin e ri të territorit të miratuar.
Sipas tij, ky vendim parashikon fillimin e procedurave për rishikimin e instrumentave vendorë në planifikimin e territorit, në këtë kuadër të ndryshimeve dhe pezullimin e vendimmarrjave të njësive vendore deri në konstituimin e njësive të reja, pas zgjjedhjeve që do dalin në vitin 2015.
“Vet fakti që është gjithpërfshirës dhe transferon vendimmarrjen pas zgjedhjeve të vitit tjetër tregon që duhet lënë menjanë çdo lloj spekulimi për ta lidhur me elementë politikë këtë vendim. Pritja e publikut të gjerë për këtë vendim ka qënë pozitive pasi situata po degradonte. Të gjitha institucionet e shtetit NUK, Policia e Shtetit Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe gjithë inspektoriatet do të mobilizohen për të frenuar këtë dalldi fund-mandati që po gërryen gjithçka ka mbetur hapësirë publike në qytetet tona”, deklaroi Lame. Ne, tha ai, mbetemi të hapur për çdo lloj diskutimi dhe debati publik me qytetarë apo opozitën, e cila e anatemoi këtë vendim sikur do tu heq kafshatën e gojës punëtorëve të ndëtimit. Sipas tij, nuk sigurohet kafshata e gojës duke zënë me pallate, parqe e lulishte, por duke iu drejtuar zhvillimit të qëndrueshëm. “Ftoj opozitën të mos përqiqet të sigurojë kapital politik me një çështje ku qytetarët janë shumë më të ndërgjegjësuar se sa e gjithë opozita së bashku. Mjafton të bëjmë një panoramik të lejeve të dhëna në Bashkinë e Tiranës apo me gjerë, për këtë vit, për të parë se sa i qan hallin kafshatës së gojës opozita e sotme”, tha Lame.
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Planifikimt të Territorit, Adelina Greca tha se ndarja e re administrative territoriale sjell një realitet të ri në adminsitrimin e territorit. “Në dallim nga gjendja e deritanishme ku territori administrohej nga 375 administrata lokale pas miratimit të ndarjes së re territoriale, adminsitrimi i territorit do të behet nga 61 njesitë vendore”, tha Greca. Sipas saj, ligji i planifikimit të territorit i miratuar në 2009 dhe hyrë në fuqi në 2011 parashikon detyrimin për miratimin e planit të përgjithshëm kombëtar brenda shtatorit 2013 si dhe detyron njësitë vendore të miratonin planet e tyre vendore dhe do të fillonin zbatimin e tyre po në shtator 2013, por plani nuk u hartua ndërsa 85 % e planeve vendore janë miratur në periudhën zgjedhore dhe paszgjedhore. Shumë prej këtyre planeve të njësive vendore të kurorës së Tiranës dhe bregdetit janë miratuar, tha Greca, pas 23 qershorit. Pas kontrollit të kryer nga AKPT-ja rezulton se planet kanë cënuar rëndë resurset natyrore dhe sidomos tokën bujqësore, vijën bregdetare, duke u bërë shkas për ndërtime me rrezikshmëri të lartë. “Bashikia e Tiranës në 48 % të rasteve që ka dhënë leje për ndërtimet ka shkelur numrin e kateve të diktuar nga plani vendor që po kjo bashki ka ndërtuar vet dhe në 100 % të rasteve të miratimit të studimeve urbane mjedisore ka shkelur përcaktimet e ligjit të planifikimit të territorit për përfshirjen e publikur në hartimin e tyre dhe për sigurimin e transparencës për banortë”, tha Greca.
Nevojitet, vjoi Greca, hartimi i kuadrit rregullator i mirëpeshuar dhe harmonizuar sipas udhëzimeve të venditit të datës 22 gusht. Ajo informoi se ka nisur procesi i hartimit të planit të përgjithshëm kombëtar dhe disa planeve ndërsektoriale kombëtare që do të shërbeë si udhërrëfyes për planet vendore.
Artan Shkreli, këshilltar i Kryeministrit tha se mjafton të shikosh vijën bregdetare të liqenit të Pogradecit për të kuptuar se çfarë i kanë bërë vendorët këtij vendi, po akset autostaadale për të parë se në çfarë batërdie urbane ndodhet Shqipëria.
“Është vërejtur se problemi më i madh nuk vjen nga ndërtimet pa leje por nga planifikimet urbane joprofesionle dhe nga lejet zhvillimore absurde që pushteti vendor po jep me papërgjegjshmërinë se si ndikojnë ato në ekonominë e vendit dhe jetën e qytetarëve. Kjo pasi ky zhvillim nuk vjen mbi bazën e një dokumenti unitar kombëtar, por mbi nevojat e ditës dhe interesat e ngushta klienteliste”, tha Shkreli.
Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për vendimin për pezullimin e lejeve vendore, Shkreli tha se kjo masë krijon bazë për zhvillim të qëndrueshëm dhe rrit ndër të tjera sigurinë juridike në vend duke sjellë për rrjedhojë një nivel më të lartë invstimesh serioze që çojnë në një punësim më të madh në të gjithë sektorët që preken nga ky vendim