☁️
Tiranë 13°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,548 ▼0.89%
DOW 45,832 ▼0.41%
NASDAQ 21,783 ▼1.39%
NAFTA 97.97 ▲2.53%
ARI 4,592 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,753 ▲ +0.45% ETH $2,132 ▲ +0.69% XRP $1.4348 ▲ +0.36% SOL $88.7600 ▲ +1.38%
S&P 500 6,548 ▼0.89 % DOW 45,832 ▼0.41 % NASDAQ 21,783 ▼1.39 % NAFTA 97.97 ▲2.53 % ARI 4,592 ▼0.3 % S&P 500 6,548 ▼0.89 % DOW 45,832 ▼0.41 % NASDAQ 21,783 ▼1.39 % NAFTA 97.97 ▲2.53 % ARI 4,592 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Landfilli i Maliqit, do të mbyllë më shumë se 100 fusha të grumbullimit të mbetjeve

Një tjetër investim i rëndësishëm për rajonin e Korçës është landfill i Maliqit, që do të presë mbetje urbane nga 6 bashki të qarkut për 20 vitet e ardhshme, duke filluar nga viti i ardhshëm.

Në zonën ku po ndërtohet landfilli ishte kryeministri Edi Rama, së bashku me zëvendëskryeministrin Niko Peleshi dhe ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ku inspektuan ecurinë e investimit.

I shtrirë në një sipërfaqe 19 hektarë dhe vlerë investimi 5 milionë euro, vend depozitimi i ri sjell mbylljen e më shumë se 100 fushave të grumbullimit të mbetjeve në qarkun e Korçës, duke ulur ndjeshëm ndotjen mjedisit. Kapaciteti i tij do jetë afërsisht 1 milionë m3 mbetje dhe do t’i shërbejë afërsisht 300 000 banorëve të qarkut. ʺKanë filluar punimet për qelizën e parë, e cila do të ketë një shtrirje kohore për depozitimin mbetjeve për 7 vjet, ndërkohë që janë edhe dy qeliza të tjera. Në total ky landfill do t’i shërbejë depozitimit të mbetjeve për 6 bashki për një periudhë 20 vjeçareʺ – tha Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo dhe informoi se  aktiviteti i landfillit do të zgjerohet më pas, edhe me procesin riciklues.landfill i Maliqit 1

Landfilli i Maliqit do të administrohet nga një shoqëri aksionere ndërmjet bashkive, duke sjellë edhe modelin e parë të menaxhimit të përbashkët.

“Modeli i parë i një menaxhimi të një fushe mbetjesh nga një shoqëri aksionere ku aksionerë janë të gjitha bashkitë. Është dashur shumë kohë derisa të jetë krijuar kultura e korporatës ndërmjet bashkive dhe tani, pothuaj të gjithë bashkitë paguajnë kontributet rregullisht”, informoi Zëvendëskryeministri Peleshi.

Skema e menaxhimit të përbashkët u mbështet nga Kryeministri Rama si mënyra e duhur që forcon sensin e ndërmarrjes dhe rrit cilësinë e shërbimit.

landfill i Maliqit 2“Modeli është i duhuri dhe është një shembull edhe për zonat e tjera, që bashkitë, duke shfrytëzuar edhe reformën territorial-administrative të lidhen me njëra-tjetrën në mënyrë që të ulin shpenzimet dhe të rrisin cilësinë e shërbimit të mbledhjes dhe përpunimit të mbeturinave dhe jo vetëm për këtë, por edhe për ujësjellës dhe skema të tjera të menaxhimit të përbashkët që japin shumë më tepër sensin e ndërmarrjes dhe largojnë traditën e tmerrshme të shpenzimeve, sikur janë të gjithë në mallin e babait,”  u shpreh Kryeministri Rama.

Si pjesë e sistemit rajonal të menaxhimit të mbetjeve janë edhe tre stacione transferimi, në Pogradec, Devoll dhe Kolonjë, për të mundësuar transportin e mbetjeve në vend depozitimin e Maliqit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.