☁️
Tiranë 8°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.56 ▼1.28%
ARI 4,700 ▲3.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,017 ▲ +1.72% ETH $2,099 ▲ +2.8% XRP $1.3397 ▲ +0.67% SOL $82.8500 ▼ -0.59%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Lavrov: Për Kosovën, e pranojmë secilën zgjidhje të Prishtinës dhe Beogradit

 

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, ka thënë se për çështjen e Kosovës, Moska mbështet Beogradin për çdo gjë.

Ai ka thënë se shpallja e pavarësisë nga Kosova paraqet shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare.

Në një intervistë për Agjencinë e lajmeve, Beta, Lavrov ka thënë se “Krahina Autonome e Kosovës është pjesë e pandashme e Serbisë”, përcjell Klan Kosova.

“Prandaj ne, në çështjen e Kosovës, jo që e mbështesim shumë Serbinë, sa e mbështesim vendimin e organit më të lartë ndërkombëtar që përgjigjet për problemet e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Rezolutën 1244 nuk e ka zhbërë askush dhe nga ky fakt duhet të nisemi. Ne pajtohemi me atë që BE ka marrë përsipër mbi vetë rolin e ndërmjetësit në dialogun mes Beogradit e Prishtinës. Vlerësoj se ky dialog është i domosdoshëm, dhe se baza e tij duhet të jetë Rezoluta 1244”.

“Sa i përket termit “normalizim i plotë i raporteve” mund të them se këtë term e shpiku vetë BE, dhe deri sot e kësaj dite, për aq sa unë mbaj mend, Brukseli asnjëherë nuk e sqaroi çfarë në të vërtetë mendon me atë frazë. Ne nisemi nga ajo që iniciativat që ka marrë Brukseli në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës, dhe të cilat i kanë mbështetur Beogradi e Prishtina, duhet të përmbushen patjetër”

Këtu Lavrov thotë se në radhë të parë, ka parasysh obligimin e Prishtinës për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Për aq sa mbaj mend, kanë kaluar katër vjet prej se Prishtina mori përsipër këtë obligim dhe ende asgjë nuk është bërë, pasi që liderët e Prishtinës nuk duan ta realizojnë atë që premtuan, ndërsa BE, mendoj unë, nuk dëshiron t’u bëjë shumë presion, ekskluzivisht për shkaqe gjeopolitike, duke mos dashur të pranojë që projekti gjeopolitik i shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës nuk po shkon në drejtimin për të cilin është menduar”.

Ai ka thënë se Rusia angazhohet për zgjidhjen e problemeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Llogarisim që BE, si ndërmjetës, të sillet më përgjegjshëm dhe më me vendosmëri, ndërsa do të pranojmë secilën zgjidhje për të cilën do të pajtohen udhëheqësit e Beogradit me përfaqësuesit e Prishtinës”.

Lavrov ka deklaruar se është e pakuptimtë të flitet për vendin e Kosovës në OKB.

“Flasin edhe për vendin e Kosovës në BE, mund të flitet edhe për vendin e Kosovës kudo qoftë, por, përderisa nuk ka një marrëveshje të arritur e cila do t’i përshtatet edhe Prishtinës edhe Beogradit, duhet mbajtur mend se ekziston Rezoluta 1244, e cila e njeh Krahinën Autonome të Kosovës si pjesë të Serbisë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.