☁️
Tiranë 17°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.67 ▲3.71%
ARI 4,440 ▼2.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,363 ▼ -3.6% ETH $2,070 ▼ -5.82% XRP $1.3713 ▼ -4.48% SOL $87.6600 ▼ -6.06%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.67 ▲3.71 % ARI 4,440 ▼2.46 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.67 ▲3.71 % ARI 4,440 ▼2.46 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kronika

Lazarat, shkon në 47 numri i të arrestuarve

lazaratAksioni i forcave të Policisë së Shtetit në Lazarat ka vijuar edhe gjatë së mërkurës për kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen dhe asgjesimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundraligjshme, kryerjen e veprimeve proceduriale dhe hetimore, si dhe vënien para drejtësisë të personave që kanë kryer veprime të kundraligjshme. 

Gjatë së mërkurës është njoftuar arrestimi i një personi, Pertef Brahimi, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në datë 27.06.2014, në tavanin e banesës së tij, në fshatin Lazarat, i janë gjetur e sekuestruar 1 ton lëndë e dyshuar narkotike “cannabis sattiva”.

Policia ka bërë të ditur se ka kontrolluar 8 banesa në total dhe një sërë territoresh në fshatin Lazarat, ku janë gjetur e sekuestruar edhe një arsenal i madh armësh, përfshi këtu 7 kallashnikovë, një aparat minakërkues dhe 2410 fishekë, model 56.

Që nga nisja e operacionit, policia raporton se janë sekuestruar rreth 66 ton hashash, 5 kg heroinë, 54 kg vaj hashashi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.