☁️
Tiranë 9°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.57 ▲1.38%
ARI 4,509 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,893 ▲ +0.37% ETH $2,151 ▼ -0.32% XRP $1.4027 ▼ -0.73% SOL $90.9600 ▼ -0.34%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.57 ▲1.38 % ARI 4,509 ▼0.96 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.57 ▲1.38 % ARI 4,509 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kosova

LDK nuk u frikësohet zgjedhjeve parakohshme edhe nëse kërkohet që ato të mbahen “nesër”.

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri shprehet kundër prishjes së kalendarit zgjedhor, por thotë se partia e tij nuk u frikësohet zgjedhjeve të parakohshme edhe nëse kërkohet që ato të mbahen “nesër”. Madje në intervistën dhënën “Zërit” ai shprehet optimist se LDK-ja do të dalë partia e parë në zgjedhjet e ardhshme. Haziri thotë se do t’i kthehet LDK-së, por nuk do të rikandidojë për kryetar të Gjilanit.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur i bindur se LDK-ja do të rikthehet fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme.

Ai në intervistën dhënë gazetës “Zëri” ka vlerësuar se partia e tij do të dalë e para, po qe se mbahen zgjedhjet e parakohshme, edhe pse ai thotë se nuk ka arsye për ta ndërruar kalendarin e zgjedhjeve.

“Hipotetikisht nëse ju më pyetët, përgjigjja ime është që LDK-ja nesër është e gatshme të hyjë në zgjedhje dhe të ballafaqohet me këtë platformë politike”, ka deklaruar ai.

I pari i Gjilanit më tutje ka thënë se përfundimisht nuk do të rikandidojë për kryetar të Gjilanit, e po ashtu thotë se nuk ka ambicie për kryetar të Lidhjes Demokratike e as të ekzekutivit kosovar.

Nënkryetari i LDK-së ka theksuar se raportet mes koalicionit qeverisës janë mjaft stabile, ndërsa veprimin e fundit të kryeparlamentarit Veseli (që t’ua ndajë nga 100 mijë euro lojtarëve të Përfaqësueses së Kosovë nëse kualifikohen), i ka cilësuar si veprim për t’i motivuar futbollistët e assesi tendencë për t’ia marrë kompetencat kryeministrit Isa Mustafa

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.