☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,276 ▲ +1.11% ETH $1,739 ▲ +1.69% XRP $1.1498 ▲ +0.75% SOL $73.1700 ▲ +4.81%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Bota

Lega Nord kërkon kryeministrin, kandidati Matteo Salvini “dashuron” Brexi-t

Italia mund të ketë një Kryeministër që do federalizimin dhe dashuron Brexiti-tin!!!
“Marrëveshja e xhentëlmenëve”, siç e quan paktin parazgjedhor me Silvio Berlusconin njeriu që drejton Lega Nord, Matteo Salvini, parashikonte që kreun e ri të qeverisë ta përcaktojë partia brenda koalicionit që do të siguronte numrin më të madh të votave dhe ndryshe nga ç’priste kavaljeri, “derbin “ e brendshëm e fitoi Lega me 18% të votave kundrejt 14 përqindëshit që i shkon “Forza Italia”. Salvini i hodhi poshtë pretendimet e një pakti me lëvizjen “5 yjet”.

“Nuk do të ketë bashkime të çuditshme; jam njeri që e mban fjalën e kjo detyrë i takon koalicionit të qendrës së djathtë që ka fituar dhe mund të qeverisë”, tha Matteo Salvini.

Triumfin, Salvini ia detyron në masë të madhe retorikës së tij bombastike e shpesh edhe raciste, siç nënvizon “The Guardian”. Luigi di Maio, kandidati për kryetar ekzekutivi i lëvizjes “5 yjet”, e cila doli nga këto zgjedhje si forca e vetme më e madhe, postoi nga ana tjetër në “Facebook” foton e përqafimit të fitores me Beppe Grillon, shoqëruar me komentin: “rezultati na projekton në mënyrë të pashmangshme drejt udhëheqjes së vendit!“ Zgjedhjet e përgjithshme të së dielës në Itali nuk dolën jashtë kornizës së parashikimeve: ashtu siç pritej, votuesit italiane mbështetën partitë e krahut të djathtë dhe ato populiste.

Koalicioni i Silvio Berlusconit rezulton të ketë siguruar shumicën e vendeve në dhomën e ulët të Parlamentit, por jo aq sa nevojitet për një mazhorancë të qartë. Krijimi i qeverisë, sipas ekspertëve, mund të kërkojë javë të tëra negociatash.

Një zgjidhje alternativë do të ishte mbajtja e votimeve të reja të cilat të prodhonin një rezultat me vendimtar, por nuk ka garanci që kjo mund të ndodhë.

Edhe pse asnjë forcë politike nuk do të jetë në gjendje të qeverisë së vetme, të paktën nga sa tregojnë të dhënat paraprake, rritja e mbështetjes për populistet në Itali është krahasuar me Brexit-in dhe fitoren e Donald Trumpit në Shtetet e Bashkuara. Garës për Parlamentin e ri italian iu bashkuan dhe pesë kandidatë shqiptarë, prej vitesh nënshtetas të vendit fqinj e tanimë edhe aspirante për t’u kthyer në pjesë aktive e jetës së tij politike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.