☁️
Tiranë 22°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,750 ▼ -1.35% ETH $2,367 ▼ -1.65% XRP $1.2840 ▼ -2.7% SOL $101.3900 ▼ -3.07%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Mijëra persona protestojnë kundër së djathtës ekstreme

ORLEANS, 24 tetor /ATSH-AFP/ – Të paktën 11 000 persona, sipas prefekturës, dhe 26 000 sipas organizatorëve, protestuan në Orléans kundër kongresit të partisë së ekstremit të djathtë, ”Rassemblement National” (Tubimi Kombëtar” – RN), si dhe takimit të parë të madh elektoral të Marine Le Pen, në kuadër të fushatës së saj politike.

Protesta u zhvillua në një atmosferë të tensionuar, në kuadër të mobilizimeve të organizuara në disa qytete të Francës, nën masa të shtuara sigurie.

Kryetari i bashkisë së Saint-Denis, Bally Bagayoko, nga partia LFI, deklaroi se të shtënat me pasoja vdekjeprurëse të ndodhura të premten në rajonin Yvelines e bëjnë të domosdoshëm mobilizimin kundër RN-së, e cila kryeson sondazhet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

“Ky është akti i radhës i urrejtjes raciste dhe ksenofobe. Tani duhet të veprojmë dhe të veprosh do të thotë, para së gjithash, të jemi të shumtë këtu sot në Orléans”, u shpreh ai.

Sipas raportimeve, një person i dyshuar se synonte të sulmonte individë me origjinë emigrante vrau të premten në Yvelines një shtetas francez me ngjyrë, të lindur në vitin 2000, dhe plagosi pesë persona të tjerë. Mes të plagosurve është edhe një vajzë e mitur, e cila vijon të jetë në gjendje kritike.

Në protestë mori pjesë edhe kryetari i bashkisë së Trappes, Ali Rabeh, i cili theksoi rëndësinë e qëndrimit kundër racizmit dhe gjuhës politike që, sipas tij, nxit përçarje.

“Republika është në njërën anë dhe racistët janë përballë nesh”, deklaroi ai duke kritikuar deklaratat e Jordan Bardella-s dhe Marine Le Pen-it për qytetin e Trappes.

Në krye të marshimit ishin gjithashtu sekretari i parë i Partisë Socialiste, Olivier Faure, dhe deputetja e të Gjelbërve, Clémentine Autain.

Protestuesit brohoritën slogane kundër presidentit Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen, ndërsa në pankarta shfaqeshin mesazhe kundër ekstremit të djathtë dhe kundër partisë RN./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.