Ekonomia

Legalizimet- Lame, thirrje qytetarëve të aplikojnë deri më 31 janar

Drejtori i Agjencisë së Legalizimeve (ALUIZNI), Artan Lame u bëri thirrje qytetarëve të martën të vetëdeklarojnë ndërtimet pa leje brenda 31 janarit, që është afati i fundit i vendosur nga qeveria, pasi pas kësaj date do të ashpërsohen masat për ndërtimet pa leje.

Drejtori-i-Përgjithshem-i-ALUIZNI-t-Artan-Lame-Foto-Flor-Abazi“E bëmë këtë shtyrje me qëllim që t’u jepnim mundësi sa më shumë qytetarëve të përfshihen në procesin e legalizimit. Kjo shtyrje afati , theksoi Lame, do të favorizonte edhe emigrantët të cilët kthehen në fund të vitit në Shqipëri. Shtyrja e afatit u bë edhe për shkak të fluksit të qytetarëve në sportelet e ALUIZNI-t. Lame tha se jemi të gjithë dëshmitarë të përpjekjeve të jashtëzakonshme që po bën qeveria për kontrollin e territorit.

Në konferencën për shtyp në krah të kreut të ALUIZNI-t, edhe Kryeinspektorja e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici parashtroi ndryshimet ligjore që parashikohen në Kodin Penal, që do të hyjnë në fuqi me datën 1 shkurt.Drejtori i Përgjithshem i ALUIZNI- t Artan Lame Foto Flor Abazi (1)

Sipas Bicit, prioritet është mbrojtja e territorit në Republikn e Shqipërisë. Krahas prezencës sonë në të gjithë vendin mbrojtja e territorit, tha Bici, është shoqëruar edhe me ndryshime legjislative, që do të hyjnë në fuqi më datën 1 shkurt. Ndryshimet tha ajo, heqin konceptin e gjobës për ndërtimet pa leje dhe vendosin dënimin me burg. Po ashtu, Bici tha se kemi ndryshime edhe në masën e dënimit nga 1-5 vite burg. Dënim me 3 vite burg, theksoi Bici, parashikohet edhe për ata që ndihmojnë dhe asistojnë në ndërtime të paligjshme. Ashpërsimi i masave synon frenimin e ndërtimeve pa leje në vend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button