roze

“Legjenda e Tarzanit”, heroit të xhunglës

Tarzani mund të jetë larguar nga xhungla, por ai nuk mund t’i rezistojë thirrjes së botës së egër dhe detyrohet të rikthehet në pyjet afrikane, ku e gjen veten në një garë me kohën për të shpëtuar gruan e tij dhe popullin kongolez.

“Legjenda e Tarzanit” quhet filmi, që pati premierën europiane në Londër. Heroi i xhunglës, John Clayton, i cili interpretohet nga aktori suedez, Alexander Skarsgard, jeton në një vilë në Anglinë Viktoriane dhe është i martuar me Jane-in, që portretizohet nga bukuroshja Margot Robbie.

Por një ftesë për në Kongo i kthen ata në pyje, ku u zihet pritë dhe Jane rrëmbehet nga i ligu Leon Rom, të cilit i është ngarkuar detyra t’ia dorëzojë Tarzanin një kryetari fisnor, në këmbim të diamantëve.

Skarsgard, i njohur për rolin e një vampiri në serinë e filmave “True Blood”, iu desh të punonte për fizikun e tij gjatë 9 muajve të fundit për t’u vënë nën petkun e heroit të xhunglës me zhdërvjelltësinë e një kafshe, por ai pohoi me shaka se nuk kishte ndjekur ndonjë regjim të veçantë.

“Babai im po xhiron një miniserial në Londër, kështu që unë shkova në shtëpinë e tij dhe kalova 5 ditë i ulur në kolltuk duke ngrënë. Ditë të mrekullueshme”, shprehet ai.

Filmi përfshin një sasi të konsiderueshme efektesh speciale, por për Margot Robbie kjo nuk përbënte ndonjë sfidë të veçantë në sheshxhirim.

“Ndoshta ju e dini këtë, por ata ndërtuan të gjithë sheshxhirimin, xhunglën, fshatin, qytetin. Kështu që ne nuk e kishim të nevojshme të përdornim shumë imagjinatën”, tha Robbie.

Historia e trilluar e Tarzanit, që bazohet në librat e Edgar Rice Burroughs, është frymëzuar nga jeta e historianit afro-amerikan, George Washington Williams, i cili udhëtoi në Kongo dhe kritikoi Mbretin belg Leopoldi i dytë për trajtimin brutal që i rezervonte popullit kongolez.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button