Kronika

Lejuan ndërtimet në pyllin e Semanit, arrestohen 8 ish-zyrtarë të Pyjores

Policia e Fierit arreston 8 ish-drejtues dhe zyrtarë të tjerë të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor, Fier, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” pas hetimeve të bëra nga prokuroria e këtij rrethi.

99_bigPersonat që kanë rënë në pranga janë Shkëlqim Jaupaj, ish-Drejtor i Shërbimit Pyjor, Nikollaq Zizi, Ervin Nuredini, që të dy ish-Shefa të Policisë Pyjore, Agur Vrenozi,Rahim Lushaku, Aleksandër Dhima, Astrit Kajolli, ish-inspektorë të Shërbimit Pyjor dhe Fredi Merkaj, ish-shef i zonave të mbrojtura në Shërbimit Pyjor.

Nga hetimet e deritanishme të prokurorisë, rezulton se këta persona, në kundërshtim me funksionet e tyre, kanë lejuar ngritjen e një numri të madh lokalesh me struktura betoni në zonën pyjore të plazhit të Semanit, hapësirë publike nën administrimin e tyre dhe që është absolutisht e ndaluar për ndërtime solide.Fillimisht, hetimi ka nisur në vitin 2012, kur Drejtoria e Shërbimit Pyjor Fier ka dërguar një kallëzim penal për ndërtuesit e lokaleve, për veprat penale të “Ndërtimit të paligjshëm” dhe “Prerje e paligjshme e pyjeve”. Sipas akteve procedurale të asaj kohe, ndërtuesit, prej vitit 2007, kishin marrë leje të përkohshme (vetëm për sezonin turistik) nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor, për ushtrimin e aktivitetit ambulant me rulotë.

Sipas akteve ligjore në fuqi, Shërbimi Pyjor duhet të ushtronte kontroll mbi këto rulotë, për të verifikuar respektimin e lejes së dhënë prej vetë atij institucioni. Por, siç rezultoi nga kallëzimi i dorëzuar në Prokurorinë e Fierit në vitin 2012, pronarët e rulotëve nuk e kishin respektuar lejen provizore, duke ndërtuar lokale me godina prej betoni në hapësira të mëdha. Për këtë arsye, ndaj tyre u dorëzua kallëzim penal për “ndërtim të paligjshëm” dhe “Prerje e paligjshme e pyjeve”, pasi zona ku ishte ndërtuar ishte e mbuluar me pyje, shumë pranë bregut të detit.Ndërkohë që Prokuroria e Fierit po kryente hetime për këto raste, në fund të vitit 2012, Kuvendi miratoi ligjin “Për amnistinë”, e cila përfshinte edhe këto vepra penale të kryera deri në atë kohë.Por, gjithsesi, nga ana e Prokurorisë së Fierit vijoi hetimi lidhur me përgjegjësinë e zyrtarëve të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor, të cilët kishin përgjegjësinë për respektimin e lejeve provizore që kishin dhënë për shërbim tregtar ambulant me rulotë.

Nga hetimi rezultoi që zyrtarët, për të cilët gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” nuk kanë ushtruar detyrën e tyre për verifikimin në terren të lejeve për rulotët, aq sa pronarët e rulotëve, me qetësi dhe në një kohë të gjatë, kanë shndërruar aktivitetin e tyre ambulant në një shërbim solid lokal, me ndërtesa betoni. Duke u nisur nga fakti se ndërtimi i një numri të madh lokalesh, në hapësira shumë të gjera, ka marrë një kohë të gjatë, rezulton se ish-zyrtarët e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor nuk kanë ushtruar me dashje përgjegjësitë e tyre, duke lejuar në këtë mënyrë ndërtime abuzive, të cilat, ndër të tjera, jo vetëm kanë zënë sipërfaqe të fondit pyjor, kanë sjellë pasoja ekonomike konkrete, por ajo që është më e rëndë është dëmi ekologjik që i është shkaktuar mjedisit.

Kështu, sipas aktit të ekspertit të mjedisit si pasojë e vendndodhjes dhe llojit të ndërtimeve, kemi të bëjmë me një impakt negativ në mjedis, pra dëm ekologjik. Mund të përmenden humbja/degradim i habitabit, fragmentim i habitabit, humbje e drejtpërdrejtë e specieve, tranzitimi dhe zhvendosja e specieve. Gjithashtu, mund përmendet: ndërtimi i gropave septike, prania e njerëzve në periudha të tejzgjatura, krijimi i infrastrukturës në shërbim të tyre ndikon në rigjenerimin e filizave apo të vetë rigjenerimit të pyllit, i cili mund të kërkojë deri në 80 vjet për ripërtëritjen e plotë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button