Ekonomia

Leskaj në Vjenë: Diskutohet roli i SAI-t në zhvillimin e qëndrueshëm

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj mori pjesë këto ditë në simpoziumin e 23-të, organizuar nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit, në Vjenë.

klsh-Simpoziumi drejtohej nga Josef Moser, kryetar i Gjykatës Austriake të Audituesve dhe njëherazi Sekretar i Përgjithshëm i INTOSAI-t dhe Wu Hongbo, nën-sekretar i Përgjithshëm për Çështjet Social Ekonomike në Kombet e Bashkuara. Punimet e simpoziumit u përshëndetën në ditën e parë të tij nga Heinz Fischer, President i Austrisë.

Çështja e parë që u trajtua lidhej me pritshmërinë që kanë parlamentet, qeveritë, Kombet e Bashkuara, organizatat e shoqërisë civile, donatorët, qytetarët etj, në lidhje me rolin që mund të luajnë Institucionet Supreme të Auditimit (SAI) në zhvillim e qëndrueshëm. U theksua rëndësia e e forcimit të mekanizmave të mbikqyrjes dhe e rolit të parlamenteve dhe rëndësia vitale që ka monitorimi, dhe raportimi në arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.

Çështja e dytë lidhej me parakushtet që duhet të plotësojnë SAI-et për t’u anagazhuar në mënyrë efektive ne Axhendën e zhvillimit të Pas-2015, si pavarësia e SAI-ve, kapacitet e nevojshme profesionale të SAI-ve për të audituar objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, mandatin e nevojshëm, etj.

klsh2Simpoziumi u përqëndrua gjithashtu në mundësitë konkrete të SAI-ve për t’u angazhuar në mënyrë efektive në axhendën e zhvillimit të pas-2015 dhe eksperiencat konkrete të tyre dhe u evidentuan fushat në të cilat kërkohet përmirësim, si qeverisja dhe ndërtimi i kapaciteteve në administratën publike, transparenca, llogaridhënia dhe partneriteti.

Kombet e Bashkuara presin nga INTOSAI dhe SAI-t të zhvillojnë standartet dhe kapacitetet e nevojshme, për të qenë të aftë të zbatojnë dhe të arrijnë objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.
Miratimi në shtator të 2015 i axhendës së zhvillimit të pas-2015 pritet të sjellë ndryshime transformuese në lidhje me mënyrën se si do të rriten ekonomitë e vendeve tona, se si do të zhvillohen shoqëritë tona, se si do të bashkëpunojnë të gjitha vendet e zhvilluara dhe më pak të zhvilluara për të luftuar ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e planetit tonë .

Gjatë punimeve te këtij Simpoziumi, Kryetari i KLSH-së u takua me dy drejtuesit e Simpoziumit, Josef Moser, sekretar i Përgjithshëm i INTOSAI-t dhe me Wu Hongbo, nën-sekretar i Përgjithshëm për Çështjet Social Ekonomike në Kombet e Bashkuara, si dhe me homologët e SAI-ve të Polonisë, Turqisë, Kroacisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe përfaqësues të SAI-ve të tjera Evropiane.

Në përfundim të punimeve të Simpoziumit, pjesëmarrësit miratuan Konkluzionet dhe Rekomandimet e këtij aktiviteti të rëndësishëm, të cilat do të bëhen të njohura në gjuhën shqipe ne WEB-in e KLSH-së përfshirë edhe një material më të zgjeruar me punimet kryesore të Simpoziumit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button