☁️
Tiranë 8°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.76 ▼9.64%
ARI 4,396 ▼3.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,757 ▲ +3.51% ETH $2,160 ▲ +4.5% XRP $1.4360 ▲ +3.53% SOL $91.6400 ▲ +5.29%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.76 ▼9.64 % ARI 4,396 ▼3.91 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.76 ▼9.64 % ARI 4,396 ▼3.91 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Leskaj, Presidentit të KiE: Ndalimi i Haradinajt, precedent i rrezikshëm

Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj i ka dërguar një letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të KiE-s, Pedro Agramunt, në lidhje me ndalimin në Francë të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në letër, Leskaj thotë se ndalimi i tij në një vend anëtar të KiE-së dhe në bazë të një urdhri të vjetër arresti të Serbisë është i papritur e njëkohësisht i papranueshëm. Ai përbën një shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut.

Duke kujtuar pafajësinë e dy Dhomave të Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, si dhe dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Leskaj nënvizon se ky ndalim krijon precedentë të rrezikshëm.

Ky veprim jo vetëm që nuk ndihmon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve por krijon precedentin e rrezikshëm të mosrespektimit të drejtësisë dhe shkeljes së të drejtat themelore të njeriut (vendimet e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë). Një ngjarje e tillë nuk mund ta lërë indiferent KiE-n, e cila është angazhuar seriozisht në promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut jo vetëm në Kosovë por në të gjithë rajonin e Ballkanit”, thuhet në letër.

Personalisht mirëpres një reagim dhe qëndrim të KiE-s si dhe kontributin e saj për lirimin e menjëhershëm të z. Haradinaj dhe sensibilizimin e të gjitha vendeve anëtare për mos përsëritjen e precedentëve të tillë në të ardhmen”, thuhet në letër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.