Kronika

Dedja: Vendimi për Vetingun shpejt, por duke respektuar procedurat

Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, thotë se shumë shpejt do të ketë një vendim përfundimtar për ligjin e vetingut.

Gjatë një aktiviteti të Avokaturës së Shtetit, Dedja tha se nuk ka vonesë nga institucioni që drejton, pavarësisht akuzave nga politika.

Sa më shpejt do marrim një vendim për ligjin e vetingut. Akuzohet Gjykata Kushtetuese se po e vonon, por po respektojmë procedurat. Ne nuk e kemi luksin të prononcohemi për rastet që kemi në shqyrtim”, tha Dedja.

Kreu i Gjykatës Kushtetuese theksoi se i gjithë sistemi në Shqipëri e do reformën në drejtësi dhe se reforma do të bëhet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button