🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,552 ▼0.45%
DOW 51,462 ▼1.21%
NASDAQ 25,978 ▼0.01%
NAFTA 99.24 ▼3.11%
ARI 4,418 ▲0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,923 ▲ +1.22% ETH $2,466 ▲ +2.42% XRP $1.3101 ▲ +2.17% SOL $101.0400 ▲ +3.6%
S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 99.24 ▼3.11 % ARI 4,418 ▲0.68 % S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 99.24 ▼3.11 % ARI 4,418 ▲0.68 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
17 Sht 2026
Breaking
Arte

Letërsia si kujtesë dhe zë i Ukrainës, Andrej Kurkov në COD

Zëri i Ukrainës u dëgjua në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) përmes letërsisë, kujtesës dhe humorit, në një takim me një prej shkrimtarëve më të njohur bashkëkohorë ukrainas, Andrej Kurkov.

Kjo është hera e parë që Kurkov viziton Shqipërinë.

Në qendër të bisedës ishte romani i tij “Turneu i Xhimi Hendriksit në Lviv”, vepër kandidate për çmimin prestigjioz International Booker Prize, që e vendos ngjarjen në Lviv, disa vite pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Përmes personazheve dhe historive të tyre, Kurkov sjell një portret realist, por edhe plot humor, të një qyteti me identitet të veçantë kulturor e gjuhësor.

Gjatë takimit në COD, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shkrimtari ukrainas ndau me publikun copëza nga Lviv-i dhe nga përditshmëria e Ukrainës, duke folur edhe për rolin e letërsisë në kohë krizash dhe lufte.

“Sigurisht që përgjegjësia e një shkrimtari bëhet 100 herë më e dukshme dhe më e rëndësishme në kohë krizash dhe veçanërisht në kohë luftërash”, u shpreh Kurkov.

Romani, i përshkruar nga The Guardian si “një letër dashurie për Lviv, qytetin kulturor dhe gjuhësor të Ukrainës”, sjell përmes humorit dhe historive njerëzore një periudhë të trazuar të vendit, duke e bërë letërsinë një mënyrë për të ruajtur kujtesën, identitetin dhe zërin e njerëzve të zakonshëm.

Andrej Kurkov është autor i 19 romaneve, të përkthyera në shumë gjuhë dhe të lexuara nga publiku ndërkombëtar. Në Shqipëri, vepra e tij është sjellë në shqip nga përkthyesi Bujar Hudhri dhe shtëpia botuese Onufri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.