☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 109.96 ▼1.42%
ARI 4,716 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,249 ▲ +3.54% ETH $2,140 ▲ +4.98% XRP $1.3423 ▲ +3.36% SOL $82.1100 ▲ +3.04%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.96 ▼1.42 % ARI 4,716 ▲0.77 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.96 ▼1.42 % ARI 4,716 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

LETRA/ Lulzim Basha : Më kanë kërcënuar me jetë

Feim Dollapaj, shoqëruesi e kreut të Partisë Demokratike është takuar me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, me pretendimin se Lulzim Basha është  kërcënuar.

Pas kësaj, ish-deputeti Gazment Bardhi i ka dërguar një letër zyrtare ministrit të Brendshëm Sandër Llleshaj për rrezikun që i kanoset shefit të selisë blu.

Në letër thuhet se:

“Feim Dollapaj, punonjës i Gardës së Republikës, me detyrë shoqërues i kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, na ka informuar në lidhje me takimin që ju keni pasur me të, me kërkesën tuaj ditën e premte, datë 14.06.2019 ora 15:00, në zyrën tuaj në Ministrinë e Brendshme.

Ashtu siç keni i kërkuar, z. Dollapaj na ka informuar se ju keni “infromacione të tërthorta dhe të besueshme si Ministër i Brendshëm mbi rrezikun që i kanoset sigurisë së Kryetarit të Opozitës zotit Basha” dhe se ju prisni përgjigje verbale nëse zoti Basha ‘vlerëson se kërkon masa shtesë sigurie”.

Së pari, jam i bindur që ju jeni të vetëdijen se keni detyrim ligjor që informacionet e “tërthorta dhe të besueshme mbi rrezikun që i kanoset sigurisë së kryetarit të opozitës t’i trajtoni në rrugë institucionale përmes përcjelljes zyrtare të tyre tek autoritetet përgjegjëse.

Në bazë të ligjit, ju duhet ta përcillni informacionin që keni tek drejtuesit e Gardës së republikës, që janë autoriteti përgjegjës për të vlerësuar masat e nevojshme të sigurisë ndaj një përsonaliteti shtetëror që gëzon mbrojtje të posaçme, si dhe tek institucionet ligjzbatuese që kanë përgjegjësinë ligjore për të gjurmuar, vlerësuar dhe neutralizuar çdo rrezik të tillë”, thuhet në letrën e sekretarit të Përgjithshëm

“Ju, po kështu, keni detyrimin të sqaroni mënyrën e marrjes së këtyre informacioneve, të cilat, ose janë marrë përmes kanaleve zyrtare, ose janë marrë në mënyrë informale, çka mund t’ju përfshijë në një manipulim me qëllime politike” shprehet Bardhi.

Letra e Gazment Bardhit mbyllet me një kërkesë në emër të PD, që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, “të informojë menjëherë zyrtarisht PD-në mbi motivet që e kanë shtyrë për ta trajtuar këtë çështje në anashkalim të ligjit, si dhe të informojë menjëherë zyrtarisht, mbi seriozitetin dhe besueshmërinë e informacionit që keni përcjellë përmes shoqëruesit të Kryetarit të opozitës “mbi rrezikun që i kanoset sigurisë së kryetarit të Opozitës”.

“Në të kundërt, Partia Demokratike do ta konsiderojë veprimine tuaj shantazh për qëllime politike dhe ju do të mbani përgjegjësi për këtë veprim.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.