Arte

Letra prekëse e Pitt: Ja si e bëra të lumtur Jolie

Ka pasur spekulime nga më të ndryshmet për ndarjen e çiftit të njohur si Brangelina, duke nisur nga problemet me rritjen e fëmijëve deri te aferat jashtëmartesore. Sidoqoftë, fansat kanë publikuar një letër që e ka shkruar Pitt para disa vitesh (kur çifti kishte probleme), e cila është emocionuese dhe është shpërndarë pa fund në rrjetet sociale.

Kjo është letra e plotë e Pitt:

Jeta ime shkoi për keq. Ajo ishte vazhdimisht nervoze për shkak të problemeve me punën, jetën personale, dështimet e saj dhe problemet me fëmijët. Ajo kishte humbur 13.5 kilogramë dhe peshonte rreth 40.8 kilogramë në moshë 35 vjeçare (tani aktorja është 41 vjeçe).

Ajo u dobësua shumë dhe qante vazhdimisht. Nuk ishte më një femër e lumtur. Vuante nga shumë dhimbje, shpirtërore dhe shtrëngim të nervave në shpinë dhe brinjë. Ajo nuk flinte, e zinte gjumi vetëm në mëngjes; lodhej shumë shpejt gjatë ditës. Marrëdhënia jonë ishte pranë shkëputjes.

Bukuria e saj po e linte, kishte ‘qeska’ nën sy, e kapte kokën me duar dhe nuk kujdesej për veten. I refuzonte filmat dhe nuk pranonte role. E humba shpresën dhe mendova se do të shkurorëzoheshim shumë shpejt… Por, pastaj vendosa të veproja. Mbi të gjitha, unë e kisha femrën më të bukur në botë.

Ajo është idealja për më shumë se gjysmën e meshkujve dhe femrave në botë, ndërsa mua më ishte dhënë e drejta që të flija në krah të saj dhe të përqafoja shpatullat e saj. Fillova ta bombardoj me lule, puthje dhe komplimente. E befasoja dhe e bëja të lumtur në çdo minutë. I jepja shumë dhurata dhe jetoja vetëm për të.

Flisja në publik për të. Të gjitha temat i orientoja drejt saj. E lëvdoja para miqve tanë të përbashkët dhe para miqve të saj. Nuk do të besoni, por ajo lulëzoi. U bë shumë më e mirë se më parë. Shtoi peshë, nuk ishte më nervoze dhe më donte më shumë se kurrë.

Nuk e kisha idenë se ajo mund të më dashuronte aq shumë. Dhe pastaj e kuptova një gjë: Gruaja është reflektim i burrit të saj. Nëse e do deri në çmenduri, ajo do të shndërrohet në dashuri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button