LETRA/ Tirana kërkesë Kroacisë: Mos e ekstradoni Ballist Morinën, ja pse
Ministri i Drejtesise i dergon shkrese zyrtare autoriteteve kroate, mes te ciles i kerkon te mos e pranoje kerkesen e Serbise per ekstradimin e shtetasit Ismail Morina, njohur si Ballisti.
KËRKESË AUTORITETEVE KROATE PËR TË MOSPRANUAR KËRKESËN PËR EKSTRADIM TË SERBISË NDAJ SHTETASITSHQIPTAR ISMAIL MORINA
Ministri i Drejtësisë z. Gazment Bardhi, në kuadër të mbrojtjes së të drejtave të shtetasitshqiptar Ismail Morina, ka marrë kontakt urgjent zyrtar me autoritetet kompetentekroate, për të argumentuar nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare, pamundësinë eekstradimit të tij në Serbi.
Për këtë qëllim, me shkresën nr. 4782, datë 28/07/2017 drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kroacisë, Ministri i Drejtësisë iRepublikës së Shqipërisë i ka kërkuar zyrtarisht homologut të tij kroat mos miratimin ekërkesës për ekstradim, duke vlerësuar se kërkesa për ekstradim bie ndesh meKonventën e Këshillit të Europës “Për ekstradimin” dhe Paktin Ndërkombëtar për tëDrejtat Civile dhe Politike.
Në këtë shkresë, Ministria e Drejtësisë ka marrë angazhiminqë në një kohë sa më të shpejtë të përcjellë pranë Ministrisë së Drejtësisë sëRepublikës së Kroacisë të gjitha faktet dhe provat që dëshmojnë se jemi përpara një shkelje politike, për të cilën bazuar në nenin 3 të Konventës së Këshillit të Europës “Për ekstradimin”, nuk mund të akordohet ekstradimi.
Ministri i Drejtësisë në kërkesën drejtuar autoriteteve kroate ka argumentuar se në rastekstradimi në Serbi, shtetasi shqiptar Ismail Morina rrezikon t’i nënshtrohet përndjekjes,persekutimeve apo diskriminimeve të motivuara politisht për shkak të shtetësisë së tijdhe gjendjes personale apo shoqërore, çka përbën shkelje të një të drejte themelore tënjeriut, që duhet të pengojë miratimin e kërkesës për ekstradim.
Për këtë qëllim, ditën e sotme, Ministria e Drejtësisë ka kërkuar bashkëpunimin eFederatës Shqiptare të Futbollit për t’i vënë në dispozicion të gjitha faktet dhe provat që dëshmojnë përdorimin politik nga autoritetet serbe të ngjarjes së ndodhur në stadiumine Beogradit në Nëntor të vitit 2015, si dhe sjelljes çnjerëzore të tifozëve dhe personelitserb të stadiumit ndaj ekipit kombëtar shqiptar, me qëllim provueshmërinë e rrezikut real që i kanoset shtetasit Ismail Morina për shkak të shtetësisë së tij shqiptare në rastekstradimi në Serbi.
Gjithashtu po sot, z. Bardhi i ka njoftuar Ministrisë së Punëve të Jashtme shkresën që ika dërguar Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kroacisë, duke kërkuar nga MPJ që të vlerësohet mundësia për ndjekjen e rrugëve të tjera diplomatike, apo marrjes së kontaktit me autoritete të tjera shtetërore të Republikës së Kroacisë, për të mundësuarmos miratimin nga autoritetet kompetente kroate të kërkesës së Serbisë për ekstradimine shtetasit shqiptar Ismail Morina, si dhe pranimin nga ana e Ministrit të Drejtësisë sëRepublikës së Kroacisë të kërkesës së Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë për mos ekstradimin e tij.
Ministria e Drejtësisë shpreh të gjithë angazhimin e saj institucional në mbrojtjen e tëdrejtave të shtetasit shqiptar Ismail Morina dhe ndjekjes së të gjitha rrugëve ligjore dheinstitucionale për të penguar ekstradimin e tij në Serbi, jashtë kushteve të lejuara ngakonventat ndërkombëtare në këtë fushë.