☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.49 ▼4.18%
ARI 4,568 ▲3.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,200 ▲ +1.48% ETH $2,174 ▲ +2.13% XRP $1.4219 ▲ +1.08% SOL $92.6400 ▲ +2.89%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.49 ▼4.18 % ARI 4,568 ▲3.78 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.49 ▼4.18 % ARI 4,568 ▲3.78 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Letrat me vlerë, investitorët individualë kryejnë 97.71% të transaksioneve

 3101-Oblikacione-522x350Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-qershor 2014 u dominua në masën 80.98% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 19.02% ishin instrumente afatgjatë (obligacione), raporton Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare. Përsa i takon numrit të transaksioneve, 93.63% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-qershor 2014 flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 62.91% dhe 21.64% kundrejt volumit të përgjithshëm.
Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 97.71% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
Transaksioni i llojit “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar-qershor 2014, ka pasur një rritje prej 203 milionë lekë ose 7.37% krahasuar me periudhën janar-qershor 2013, ndërsa është ulur numri i transaksioneve në masën 9.52%.
Transaksioni i llojit “Blerje nga individët para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar-qershor 2014 ka pasur një ulje prej 169 milionë lekë ose 11.16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013. Kjo është shoqëruar edhe me ulje të numrit të transaksioneve në masën 9.82%. Krahasuar me periudhën janar-qershor 2013, vihet re një rritje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit me rreth 34 milionë lekë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.