☁️
Tiranë 29°C · Vranët 08 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 94.66 ▲4.55%
ARI 4,304 ▼1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $63,236 ▲ +1.14% ETH $1,660 ▲ +1.52% XRP $1.1455 ▼ -0.37% SOL $66.0200 ▲ +1.32%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 94.66 ▲4.55 % ARI 4,304 ▼1.4 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 94.66 ▲4.55 % ARI 4,304 ▼1.4 %
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
08 Jun 2026
Breaking
Kosova

Lëvizja Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet në Kosovë, do t’i duhet koalicion për qeverinë, priten votat…

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit shpalli ditën e djeshme fitoren në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të Kosovës, duke fituar me diferencë të thellë ndaj partive kundërshtare. Vlen të theksohet se pjesëmarrja ishte e ulët, vetëm 32% e votuesve. Në numërimin e 96.8% të votave, Lëvizja Vetëvendosje mori 43.5 %. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës, me 143,674 vota, ose 21.24%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 119,691 vota, ose 17.70%. Po ashtu, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 47,817 vota, ndërsa Lista Serbe e pakicës serbe ka marrë 39,678 vota.

Pas këtij rezultati, LVV ka shpallur zyrtarisht fitoren, por për formimin e qeverisë së re duhet të bëjë koalicion me një nga partitë e tjera, pasi nuk e arrin shumicën prej 61 vendesh në Kuvendin e Kosovës. Edhe pse shihet si fitore, Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar një tkurrje të numrit të votave, pasi në zgjedhjet e fundit fitoi mbi 49% të votave dhe arriti të formojë qeverinë e vetme. Zgjedhjet e parakohshme vijnë pas dështimit për të zgjedhur një president dhe disa seancave të dështuara në Kuvend. Kujtojmë se dy vite më parë, LVV nuk arriti të formojë qeverinë për më shumë se 9 muaj dhe vendi iu drejtua sërish kutive të votimit në muajin nëntor.

Çfarë ndodhi?

Sipas KQZ, pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte më e ulët se në zgjedhjet e kaluara. KQZ njofton se vlerësohet se kanë votuar 31.72% e qytetarëve me të drejtë vote. Pjesëmarrja në votim e qytetarëve të Kosovës ka ardhur në rënie, pasi në zgjedhjet e zhvilluara në Dhjetor të 2025-ës ishte 44.99 %. Procesi gjatë ditës u raportua i qetë, përveç disa rasteve të cilat policia i procedoi për shkak të dëmtimit të fletëve të votimit. Paraprakisht sipas të dhënave të KQZ kuptohet se komunat e Veriut dhe ajo e Prishtinës kanë patur pjesëmarrjen më të lartë.

Në këto zgjedhje ku të drejtë vote kishin mbi 2 milion qytetarë, janë regjistruar 21 subjekte politike 17 parti politike, 3 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur. Sa i takon diasporës, KQZ në Kosovë ka njoftuar se procesi i votimit ka përfunduar në 26 përfaqësi diplomatike të vendit në 16 shtete, ku nga 27.724 votues të regjistruar kanë votuar 22.414 qytetarë, ose 80.85% e atyre që kishin aplikuar për të votuar fizikisht.

Pjesa e mbetur 132.212 votuesve në diasporë ka zgjedhur të votojë nëpërmjet postës, ndërsa pjesëmarrja e saj do të llogaritet në vijim. Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se, deri në këtë fazë të procesit zgjedhor, janë ndaluar pesë persona për vepra penale kundër të drejtës së votimit, ndërsa 12 të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. Sipas njoftimit, janë trajtuar disa informata në nivel vendi, prej të cilave 17 raste janë vlerësuar si të lidhura me vepra penale zgjedhore, në qytete të ndryshme të Kosovës.

Në proces ishin angazhuar mbi 100 prokurorë dhe staf mbështetës. Pas përfundimit të procesit të votimit, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bëri thirrje për ruajtjen e integritetit të votës gjatë numërimit. “Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit. Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor”, shkroi Kurti. Ai iu drejtua gjithashtu komisionerëve dhe vëzhguesve, duke theksuar se në këtë fazë mbi ta bie përgjegjësia për të garantuar që çdo votë të administrohet sipas rregullave dhe standardeve të procesit zgjedhor.

Radoniqi: Rezultati përfundimtar do të jepet pasi të numërohen votat e Diasporës

Nga ana tjetër, kreu i KQZ, Kreshnik Radoniqi, tha dje se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të publikohen pas numërimit të të gjitha votave. Në një konferencë për mediat në orën 22:00, ai tha se janë numëruar mbi 97% të votave, por “rezultati përfundimtar do të jepet pasi të numërohen votat e diasporës, ato me postë dhe ato në përfaqësi diplomatike, po ashtu votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta”. “Prej ditës së nesërme (sot) do të nisë numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit. Në disa komuna do të nisë në orën 16 pasdite, për shkak se materiali do të grumbullohet gjatë natës së sotme, që t’u japim pak kohë të pushojnë”, u shpreh Radoniqi.“Në shumicën e komunave do të fillojë në orën 16:00. Në komunat e vogla, numërimi do të fillojë nga ora 9 e mëngjesit të nesërm”, shtoi kreu i KQZ.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.