roze
Liam Neeson heq dorë nga filmat aksion
Liam Neeson do të heqë dorë së shpejti nga filmat aksion. Aktori i sagës së suksesshme ‘Taken’ parashikon se brenda dy vitesh nuk do të jetë më pjesë i filmave të tillë për shkak të moshës së tij.
62-vjeçari është bërë jashtëzakonisht i famshëm vitet e fundit falë filmave ‘Taken’ të regjisorit Bryan Mills, por mendon se nuk mund të vazhdojë për shumë kohë duke “rrahur” njerëz në sheshxhirim.
“Nëse jam i shëndetshëm, besoj se mund të vazhdoj edhe dy vite me filma të tillë, por jo më shumë”, tha Neeson për ‘The Guardian’.
Ai shtoi se suksesi i ‘Taken’ ka bërë që t’i vijnë shumë oferta për filma aksion, gjë që e bën të ndihet shumë mirë, por 62-vjeçari thekson se çdo gjë e ka një kufi.