Bota

LIBAN – Situatë kaotike pas shpërthimeve, presidenti Trump dyshon për një sulm

Numri i të vdekurve nga shpërthimet e së martës në portin e Bejrutit është rritur në mbi 100, tha sot Kryqi i Kuq i Libanit.

”Rreth 4 000 persona janë plagosur, shumë vuajnë nga plagë të moderuara dhe serioze”, shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq Libanez, George Kettneh tha se numri i vdekjeve ka të ngjarë të rritet.

Një zyrtar i mbrojtjes civile tha se ata janë ende në kërkim për rreth 100 njerëz të zhdukur nën rrënoja, veçanërisht në afërsi të portit të Bejrutit.

Ministri libanez i Shëndetësisë, Hamad Hasan këshilloi qytetarët që, nëse kanë mundësi, të largohen nga Bejruti, pasi lëndët e rrezikshme në ajër mund të kenë pasoja të rënda mbi shëndetin e tyre.

”Materialet e rrezikshme të lëshuara në ajër pas shpërthimeve mund të kenë efekte fatale afatgjata”, theksoi ai.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë mendojnë se shpërthimi në Bejrut ishte një sulm.

“Kam takuar gjeneralët tanë dhe duket se nuk është një aksident industrial. Sipas tyre, dyshohet se është një sulm, një bombë e një lloji tjetër”, shpjegoi Trump duke shtuar se SHBA do të ndihmojnë Libanin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button