Politika

Libra, peticion masiv kundër tarifave të larta studentore

Të rinjtë e LIBRA-s kanë ndërmarrë një peticion masiv kundër tarifave të larta studentore. Nisma për këtë peticion ka lindur si një kërkese e te gjithë te rinjve gjate takimeve te ndryshme duke mbledhur tematikat më problematike qe përfshijnë këtë pjese te shoqërisë. Ky peticion ka 4 ditë qe ka nisur dhe sipas tyre jane mbledhur rreth 1500 firma.

Peticioni

Ne të rinjtë LIBRA, bashkuar rreth aspiratës së Lirisë, Barazisë, Ekuilibrit dhe Dijes, besojmë:

  • Se Arsimi është rruga që mund t’i japë shpresë vendit tonë
  • Se të Rinjtë e Shkolluar janë pasuria më e çmuar e kombit tonë
  • Se Universitetet cilësore janë vendi më i mirë për rininë shqiptare
  • Se Arsimi Publik është vlera më e madhe që trashëgojmë nga e shkuara dhe garancia për shkollim të rinisë, pavarësisht nga shtresa sociale e mundësitë ekonomike

Prandaj, kërkojmë që Qeveria Shqiptare, përmes një financimi dinjitoz për Arsimit të Lartë:

Të ulë ndjeshëm tarifat e shkollimit në Universitetet Publike!

1-    Është e pajustifikuar rritja e këtyre tarifave, edhe për faktin se universitetet publike nuk kane pasur ndonjë rritje domethënëse te shpenzimeve vjetore gjate viteve te fundit, për infrastrukture apo shpenzime te tjera te përgjithshme.

2-    Kjo rritje penalizon familjet dhe studentet e varfer dhe  ata te shtresës se mesme. Rrogat e shumices se popullsise nuk kane pesuar rritje, ne ndryshim me taksat, akcizat per disa produkte dhe cmimet ne treg. Pra, varferia  e shume familjeve i kufizon te rinjve mundesine e studimit dhe kjo eshte e padrejte.

3-    Studentet e ardhur nga jashte Tirane qe studiojne dhe njekohesisht  punojne part-time ne kryeqytet, e kane te pamundur nje pagese kaq te larte, edhe per shkak te shpenzimeve te tjera te jeteses.

4-    Tarifat e studimit jane rritur ne menyre direkte ne nje mase te madhe, ne dege specifike gati jane dyfishuar ( Fakulteti i Mjekesise), ndersa ne shumicen e degeve jane rritur deri ne +50%.

5-    Keto tarifa te larta bejne qe arsimi publik te kthehet ne mjet perfitimi dhe studentet te kthehen ne kliente, gje e cila eshte e papranueshme ne kendveshtrimin tone.

Mund te permendesh gjithashtu faktin se tarifat e masterit në Shqipëri  janë ndër më të lartat në Europë..

Ne pretendojme qe me ane te këtij peticioni te sensibilizojme sa me shume te rinj te afrohen rreth nismes tone duke e forcuar akoma me shume idene tone se nuk eshte kjo ajo qe cdo student shqiptar meriton.

libra-peticion-foto-2

16326557_10210382460791953_1794322631_o

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button