Librat e luftës
Gazetari Sulejman Dida promovoi dje dy librat “Dëbimi” dhe “Dymbëdhjetë ditë në Tiba”
Letër në radio, nji nanë kërkon vajzën 4 vjeçe
Të dashur punonjës të Radio Kukësit. Jam nji nanë kosovare nga fshati Broje, Komuna Skënderaj. Militarët serbë më kanë vra burrin dhe vjehrrin. Bashkë me ta ishte dhe vajza ime katër vjeçe Egzona Sheremet Thaçi, e cila ka mbetë mes turmës së grave që kanë varrosë dhjetëra burra të vramë në Izbicë të Skënderajt. Unë me vjehrrën dhe me djalin ndodheshim në shtëpi në Broje. Policia serbe erdhi edhe në fshatin tonë dhe ne u larguam në Tushilë, një fshat tjetër. Unë shkova në xhaminë e Gllodernicës ku ishin strehuar shumë gra dhe e kërkova çikën. Por forcat militante serbe erdhën edhe atje bashkë me një grup njerëzish, ma shumë gra e fëmijë, na detyruan me udhëtuar në këmbë në kufirin e Shqipërisë. Kështu unë u largova dhe nga vjehrra dhe nga djali e nuk di asgjë dhe për fatin e tyre. Kam tri javë që kam hyrë në Kukës, prej andej shkova në Sarandë dhe prej nji jave jam në Pallatin e Sportit. Gjatë gjithë kësaj kohe vazhdoj me kërkuar vajzën. Në Sarandë, një grua kosovare më tha se kishte pa në Kukës një vajzë të vogël me flokë të bardha e sy bojëqielli që e kishte marrë nën mbrojtje Hysen Demnushi nga Novosella e Komunës së Gjakovës. Vajza ka folë dhe ka thënë që i kanë vra babën. Ajo mundet me qënë vajza ime. Ju lutem më ndihmoni dhe kërkoni informacion për vajzën time….
Tiranë, 10 maj 1999.
Ora 19.00
Në zyrë. Një erë e keqe vjen nga rruga. Më mbërthen një ndjenjë pasigurie. Provoj me marrë me telefon ndonjë informacion nga Hasi për situatën në kufi, por nuk përgjigjet askush. Disa nëpunës policie të komisariatit atje ia lanë telefonin njëri-tjetrit deri sa njëri m’u përgjigj se nuk mundet të më japë informacion. Edhe kolegët e tu kam ba fjalë jo të mira, kështu merrni te Ministria e Brëndshme, tha dhe e mbylli. Sikur ky komisariat të mos ishte pjesë e asaj ministrie, thashë me zhgënjim…



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.