☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,093 ▲ +0.32% ETH $2,286 ▲ +1.99% XRP $1.3562 ▲ +0.07% SOL $84.8500 ▲ +0.07%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Libri

Librat e rinj

Përparim Kabo

Epistolate – Antropologjia e Frymës

Botimet: “Onufri”

Libri “Epistolate – Antropologjia e Frymës” zuri fill 12 vite të shkuara, kur ai nisi letrën e parë në eter, drejtuar Ismail Qemalit. Pakkush mund ta merrte me mend se kishte nisur një udhëtim, ritual i padukshëm, befasues dhe atipik për shoqërinë tonë të zhurmshme. Filozofi dhe antropologu Përparim Kabo ia doli. Ai sjell në këtë libër historinë e popullit dhe të vendit tonë përmes një komunikimi dialogues me ata që nuk jetojnë më vetëm fizikisht, me Antropologjinë e Frymës, siç e quan ai, duke pasur shqetësimin që ëndrra të mos vijë e vdekur. Historia përmes antropologjisë është studimi i parë fondamental në literaturën shqiptare. Ky lloj këndvështrimi të habit filozofikisht dhe të josh në një përjetim, ku stilistika dhe arkitektura e mendimit e bëjnë universin një, nën dhe mbi tokë.

Lekë Imeraj

Dhuna

Botimet: “Naimi”

Çmimi: 100 Lekë

“Ajo që ka munguar, ose edhe kur e kemi pasur ka qenë në periferi të vëmendjes, ka qenë edukimi me punën, me tolerancën dhe mirëkuptimin. Pikërisht për të gjitha këto e vlerësoj shumë punën që autori Lekë Imeraj ka bërë në librin “Dhuna”. Ai na sjell më shumë detaje, zbërthime dhe shembuj gjithçka favorizon, ngurtëson dhe degradon një individ në shoqëri”, – shkruan dr. Zamira Çavo. UMB në bashkëpunim me entin botues “Naimi” organizon sot promovimin e librit.

Linda Fejzaj 
KTHIM I THYER
(roman)
Botime: “Bota shqiptare”
Çmimi 900 lekë
 

Ngjarja jo rastësisht vendoset në atdheun e demave që flirtojnë aq ethshëm me të kuqen, me gjakun, me aventurën, rrezikun, vdekjen. Kryeqyteti spanjoll me arkitekturën viktoriane është varka e Noes për një çift intelektualësh shqiptarë që i janë larguar ferrit të tranzicionit shqiptar për të ndërtuar ëndrrën e tyre bashkëshortore në një tokë të premtuar.  Bela është një arkitekte që ia del të kapërcejë dallgën e racizmit në një vend të huaj dhe të krijojë zyrën e saj të projektimit. Bashkëshorti i saj Eduardi punon si profesor në universitetin e kryeqytetit të bukur spanjoll. Dualiteti reciprok i dashurisë së tyre është një kalamendje barke që të cyt në ëndrrat më të marra të dashurisë. …

Adele Parks

Telashe dashurie

Përktheu: Arsida Mezuraj

Botimet: “Pegi”

Çmimi: 900 lekë

Sa gjasa ka që, një i panjohur, ulur pranë teje në avion, të jetë e shkruar të të ndryshojë jetën? Sidomos kur duket se tjetri është krejt e kundërta jote, në çdo drejtim. Xhoi është një optimiste e pashoqe, në kërkim të shpirtit binjak te çdo burrë që takon. Ajo kërkon të ndalojë dasmën e ish të dashurit të saj, duke ndjekur një të kaluar që duket më e bukur se e ardhmja; Dini po merr arratinë nga e shkuara e tij: një fëmijëri e dhimbshme dhe një baba që po vdes, të cilin s’e ka njohur kurrë. Ai është një cinik i vendosur, përvojat e hidhura të jetës e kanë mësuar të mos i zërë besë askujt. Njerëzit mund të të befasojnë. Për aq kohë sa zgjat fluturimi nga Londra në Çikago, secili prej tyre zbulon te tjetri diçka që as e dinin se ia kishin nevojën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.