Libri

Librat e rinj

Jeta Vojkollari

“Djalli që pagova për këshillë”

Botimet: “Dudaj”

Çmimi: 900 lekë

Djalli-që-pagova-për-këshillë

Kur diçka mrekullisht tronditëse ndodhi në jetën e Sabrinës, u duk sikur dashuria dhe xhelozia për Tomin filluan të thërrmoheshin brenda saj. Psikoterapistja më e mirë e Tiranës u mbërthye nga euforia. Askush dhe asgjë s’e frenonte dot më. Tani ajo do t’i zgjidhte klientët nga paria e vendit. Do ta vinte Kryeministrin në fron e do ta shikonte si përpëlitej në pazotësinë e tij për t’i shtypur fantazmat brenda vetes. Ajo do t’i shndërronte fantazmat e tij në skllevërit e saj dhe pastaj do të luante me to. Ndoshta ai do të qante. Ndoshta do t’i lutej asaj. Ndoshta truprojat e Kryeministrit do ta vrisnin Sabrinën, se ajo kish mësuar sekretet e tij. Dhe Tomi? Oh, i mjeri Tom! Ai nuk do ta linte kurrë po ta dinte çfarë kishte ndodhur. Ikja e tij e bëri Sabrinën më të hidhur, më sarkastike, më djallëzore.

Gotold Efraim Lesingu

“Emilia Galoti”

Shqipëroi: Skënder Luarasi

Botimet: “Onufri”

Çmimi: 700 lekë

Lesingu në veprën “Emilia Galoti” thekson idenë demokratike, duke thënë se ndjenjat e larta heroike janë fshehur në zemrën e çdo njeriu të thjeshtë dhe nevojiten vetëm disa rrethana që këto ndjenja të shpërthejnë me një flakë të fortë. Edoard Galoti dhe Emilia, vajzë e thjeshtë borgjeze, që nuk ka vese, në çastin e provës fatale bëhen heronj dhe ngrihen deri në aktet e mëdha që lënë përshtypje tragjike. Lesingu synon t’i japë figurat e Edoardit dhe të Emilisë jo si figura statike, por në zhvillimin e tyre psikologjik që kryhet nën ndikimin e ngjarjeve të jashtme. Kjo gjë e bën Lesingun t’i japë një përfytyrim më të pasur botës shpirtërore të heronjve, në krahasim me përfaqësues të tjerë të dramës së kulturuar borgjeze. Megjithatë, në veprën “Emilia Galoti” duket fare qartë edhe dobësia e Lesingut, që ka jetuar në Gjermaninë e shekullit XVIII, në një vend ku mungonte lëvizja masive demokratike popullore kundër absolutizmit. Heroi i Lesingut, Edoard Galoti, është një njeri i guximshëm dhe i ndershëm që i urren oborret e princërve, është një baba dhe kryefamiljar bujar. Por, megjithatë, ai nuk është revolucionar. Vetëm kur vajza e tij dhe ai vetë bien viktimë e despotizmit të princit, atëherë ai e nxjerr shpatën. Mirëpo edhe në këtë çast, armën e tij ai nuk ia drejton princit: për të mos shkelur ligjin, ai vret vajzën e vet. Gotold Efraim Lesing, i pari kritik i letërsisë europiane, dramaturg dhe poet i shquar, ka qenë dhe mbetet një nga fytyrat më të ndritura në historinë e letërsisë së përbotshme

Fernand Braudel

“Mesdheu”

Përktheu: Mirela Kumbaro

Botimet: IDK

Fernand Braudel, në bashkëpunim me një tjetër historian të shquar, Georges Duby, si dhe disa studiues të njohur të disiplinave të ndryshme, si: Roger Arnaldez, Maurice Aymard, Filippo Coarelli, Jean Gaudemet, Piergiorgio Solinas, ka realizuar këtë afresk të shkëlqyer mbi Mesdheun, të kuptuar si hapësirë, si vend gjeografik dhe sidomos si djep i qytetërimeve të mëdha, ku për shekuj me radhë historia e njerëzimit ka shkruar disa faqe të saj më emocionuese. Pra, një Mesdhe i parë në një shikim global, përtej kohës, duke nxjerrë në pah, herë pas here, aspekte gjeologjike dhe natyrore të tokës, rëndësinë dhe funksionet e detit, historinë e qytetërimeve hegjemoniste – si ai i Romës – natyrën shpirtërore dhe besimet e popujve, zhvillimin e konceptit të familjes, lëvizjes migruese dhe trashëgiminë e së shkuarës mbi botën tonë të sotme.

Yonah Alaexander

Lufta kundër terrorizmit

Përktheu: Stavri Pone

Botimet: IDK

Dhjetë strategji kundër terrorizmit

Një libër i hartuar nga një ekip i përbërë prej disa ekspertëve më në zë të luftës kundër terrorizmit. Një libër sa interesant aq dhe
aktual, që ndihmon të kuptosh më mirë një nga dukuritë më shqetësuese që kërcënon sot paqen në botë. Libri i prezantohet lexuesit me një parathënie nga R. James Woolsei, ish-drejtor i CIA-s. Në libër shtjellohen strategjitë e dhjetë vendeve në luftën kundër terrorizmit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button