☁️
Tiranë 16°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,840 ▼ -0.07% ETH $2,051 ▼ -0.51% XRP $1.3191 ▲ +1.38% SOL $80.4700 ▲ +1.78%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Libri

Librat e rinj

intelligent-books-to-readTeuta Dhimarko Kasoruho

“Shërbëtori i zotërisë së pabesë”

Redaktor: Amik Kasoruho

Botimet: “Toena”

Çmimi: 600 lekë

Pas romanit “Bukuroshi i Hollivudit” botuar më 2008-n, shkrimtarja Teuta Kasoruho vjen me një tjetër botim për lexuesin. “Shërbëtori i zotërisë së pabesë” është sprova tjetër letrare e Kasoruhos, e cila e sjell më të rritur në stil dhe formë. Në letërsinë e Teutës ndihet realiteti, përmes personazheve që autorja i zgjedh si përfaqësues të çështjeve apo temave që kanë trazuar shoqërinë në kohërat e sotme. Tregimtarja e shfaqur herët te Kasoruho, shihet dhe te ky libër, ku historia ruan një linjë tërheqëse për lexuesin.

Daniel Pennac

“Si një roman”

Përktheu: Edmond Tupja

Botimet: “Pegi”

Çmimi: 700 lekë

Daniel Pennac-u, duke përshkruar përvojën e tij si fëmijë, prind dhe profesor, na shtyn të mendojmë për fuqinë që ka historia e një libri në vetvete dhe na kujton të drejtat tona për të lexuar çfarëdolloj gjëje, kudo e në çdo kohë, përderisa kjo na jep kënaqësi. Kjo ese përmban kështu një nga kritikat më të holla ndaj teknikave, kërkesave dhe udhëzimeve të sistemit arsimor kombëtar. Së pari, Pennac-u përshkruan mënyrën se si njihen më të vegjlit me kënaqësinë e të lexuarit. Mandej, analizon se si, me fillimin e shkollës, leximi shndërrohet në një punë angari, në një detyrim. Më pas, duke u bazuar në përvojën e tij si profesor, ai përshkruan një klasë adoleshentësh, të cilët rizbulojnë kënaqësitë e leximit, të frymëzuar në mënyrën më origjinale, por njëkohësisht edhe më të thjeshtë nga profesori i tyre.

Camilla Läckberg

“Predikuesi”

Përktheu: Taqo Trajçe

Botimet: “Dudaj”

Çmimi: 1000 lekë

Në bashkësinë peshkatare të Fjelbakës jeta është e veçuar, e qetë dhe, për disa, tragjikisht e shkurtër. Kishte pasur gjithnjë dyshime për një krim të shëmtuar pas zhdukjes së dy vajzave të reja në zonë rreth njëzet vjet më parë. Tani, një djalë i vogël, duke luajtur, e konfirmon këtë të vërtetë të tmerrshme. Zbulimi i skeleteve të tyre, bashkë me kufomën e një viktime të re, e trondit thellësisht qytetin. Detektivi vendor, Patrik Hedstrom, që pret një fëmijë nga shoqja e tij Erika, vetëm mund ta marrë me mend se çfarë do të thotë të humbasësh një fëmijë …
Gillian Flynn

“Vajza e zhdukur”
Përkthyes: Taulant Hatia
Botimet: “Bota shqiptare”

Çmimi: 1200 lekë

Një mëngjes të ngrohtë vere në North Karthëxh, Misuri, Niku dhe Emi kishin përvjetorin e pestë të martesës. Ishin bërë gati dhuratat e rezervimet, kur gruaja e bukur dhe e zgjuar e Nikut zhduket nga shtëpia e tyre buzë lumit Misisipi. Bashkëshorti Nik Djun as ia ka idenë për greminën e thepisur ku po rrëshqet falë mendjes së mprehtë të gruas së tij, por vetëm duke lexuar e kuptuar copëza nga ditari i saj, e zbulon rrezikun. Nën trysninë në rritje të policisë e mediave, si dhe të prindërve krenarë të Emit, djali i artë kalon nëpër një varg të pafundmë gënjeshtrash, mashtrimesh dhe sjelljesh të pahijshme …

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.