☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,246 ▲ +0.46% ETH $2,064 ▲ +0.52% XRP $1.3143 ▼ -0.27% SOL $80.6600 ▲ +0.42%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Libri

Librat e rinj

admin-ajaxSalman Rushdie

Vargjet satanike

Përktheu: Alina Karaulli
Botimet: “Dudaj”

Një mëngjes dimri, pak para se të zbardhte, një avion i marrë peng shpërthen mbi Kanalin e La Manshit. Mes mbetjeve të gjymtyrëve, karrocave të pijeve, kujtimeve, mbulesave dhe maskave të oksigjenit, dy njerëz bien në det: Xhibril Farishta, ylli legjendar i kinematografisë indiane dhe Saladin Çamça, njeriu i një mijë zërave. Mbërthyer pas njëri-tjetrit, duke kënduar këngë të ndryshme, ata bien tatëpjetë dhe ngecin më në fund gjallë mbi rërat e mbuluara me dëborë të një plazhi anglez. Shpëtimi i tyre është një mrekulli e dyshimtë. Xhibrili fiton një aureolë, ndërsa Saladinit, për tmerrin e vet, këmbët i bëhen leshatore dhe i shndërrohen në thundra, ndërsa në tëmtha i shfaqen zgjatime në formë brirësh. Xhibrili dhe Saladini janë zgjedhur (nga kush?) si kundërshtarë në ndeshjen e përjetshme mes së Mirës dhe së Ligës. Po kush është kush?

Roland Zisi

Antologji poetike për kuajt
Botimet: “Naimi”

“Kur shkova për herë të parë në shtëpi të Agollëve së bashku me mikun tim, Shaban Sinani, autor i një libri studimor shumë interesant të titulluar “Njerëzit e krisur” të D. Agollit, poeti na priti më këmbë në korridor, si një kalë i plakur, por sfidant. I vendosa mbi tavolinë poezitë e tij dedikuar kalit, pelës dhe mëzit dhe ai, pasi i pa, me humorin karakteristik më tha: Çudi, pse unë i kam shkruar gjithë këto? S’di gjë, s’ka mundësi! …Dhe kështu, i bindur se bisedës sonë po i vinte fundi dhe ishte e pamundur të kishte befasi të tjera, i thashë se, me siguri “Vdekja e kalit” duhej të ishte vjersha e fundit që kishte shkruar për kuajt…. “Kështu, me një hyrje të shkurtër që merr shkas nga një vizitë këto ditë në shtëpinë e Dritëroit, e nis librin e tij më të ri prof. dr. Roland Zisi.

Irène Nèmirovsky
David Golder
Shqipëroi: Nasi Lera

Botimet: “Dituria”

Romani David Golder, me një seri personazhesh ekstravagante dhe emocionesh tronditëse, të kujton vepra të Balzakut të mbushura me lakmi dhe mizori, si Xha Gorio dhe Kushërira Beti. Veçanërisht faqet e fundit të David Golder janë po aq tërheqëse sa çdo gjë tjetër që Némirovsky ka shkruar. Kjo vepër dëshmon edhe një herë se sa e paprekur nga modernizmi mbetet Némirovsky, pavarësisht se rininë e saj e ka kaluar në Parisin e viteve 1920.

Antonio Tabucchi

Koha mplaket me ngut, nëntë rrëfime

Shqipëroi: Shpëtim Kelmendi
Botimet: “Dudaj”

Nëntë tregime që gërshetojnë kohën reale me kohën e historisë dhe atë të brendshme. Antonio Tabucchi (1943-2012) konsiderohet si një prej zërave më të rëndësishëm të letërsisë europiane. Ai është autor romanesh, tregimesh, tekstesh teatrore dhe kurator i veprës së plotë të Fernando Pessoa-s. Librat e tij janë përkthyer në 40 gjuhë. Shumë nga romanet janë bërë edhe filma nga regjisorët më në zë italianë e botërorë. Ka fituar çmime të panumërta në Itali, Francë, Gjermani, Austri etj. Mori edhe titullin “Chevalier des Arts et des Lettres” nga Republika Franceze.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.