roze

Liderët më të pashëm në botë, Kryeministri Rama i 22-ti, Presidenti Nishani i 112-ti

Kryeministri Edi Rama është përzgjedhur si një nga liderët politikë më të pashëm në botë.Në një klasifikimin të bërë nga Hottest Heads of State,kryeministri shqiptar renditet në vendin e 22, tetë pozicione më larg se Presidenti i SHBA Barack Obama, por duke lënë pas me 10 pozicione Presidentin rus Vladimir Putin.

Gjithashtu edhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani gjendet në këtë listë, duke zënë vendin e e 112-të.

Kryeministri Rama ka mposhtur të gjithë konkurentët e tij në rajon, ku në rivalin e tij më të madh homologun malazez Milo Gjukanoviç, e ka lënë pas me 18 pozicione. Ndërsa kryeministrat e Kosovës Isa Mustafa dhe i Serbisë Aleksandar Vuçiç nuk janë përfshirë fare në klasifikim.

Po ashtu as Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga nuk gjendet fare në këtë listë prej 197 liderësh botërorë. Ndërkohë Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq është renditur në vendin e nëntë.

Në vendin e parë të udhëheqësve me të pashëm është Jigme Khesar Namgyel Ëangchuck, mbret i Butanit. Ai pasohet nga presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto dhe mbret spanjoll Felipe VI.

Linku ku mund të shihni 197 liderët më të pashëm në botë: http://hottestheadsofstate.com/list/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button