☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 16 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,160 ▲ +0.1% ETH $1,886 ▲ +0.03% XRP $0.9995 ▼ -0.3% SOL $75.2000 ▼ -0.57%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
16 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Lidhja Shqiptare: Qeveria aktuale i sulet arsimit shqip, do të na kthejë në vitet e 90-ta

Partia Lidhja Shqiptare ka reaguar ndaj veprimeve dhe deklaratave të ministres së Arsimit, Vesna Janevska, duke vlerësuar se ato dëshmojnë, sipas tyre, një tendencë të Qeverisë për të anashkaluar mekanizmin e Badenterit dhe për të cenuar arsimin në gjuhën shqipe.

Në reagimin e LSH-së, theksohet se vendimet e fundit të ministres janë marrë pa debat publik, pa konsultime me ekspertë dhe autoritetet lokale, si dhe pa analiza të mjaftueshme.

Sipas LSH, me vendim të Ministrisë është ulur numri i paraleleve me mësim në gjuhën shqipe në komunat me shumicë shqiptare.“Fillimisht pa debat publik, pa konsultim me ekspertë dhe autoritetet lokale dhe pa një analizë të mirëfilltë, vetëm me vendim të ministres është ulur numri i paraleleve me mësim në gjuhën shqipe në të gjitha komunat shqiptare”, thuhet në reagim.

Lidhja Shqiptare kritikon gjithashtu vendimin për reduktimin e numrit të studentëve në disa fakultete, duke vlerësuar se arsyetimi për mungesë të mundësive të punësimit nuk qëndron, pasi, sipas tyre, Qeveria ka bllokuar punësimin e të rinjve shqiptarë.Partia shpreh shqetësim edhe për deklaratat e Janevskës lidhur me miratimin e ligjeve për arsimin e lartë pa mekanizmin e Badenterit.

“Edhe më skandaloze është deklarata për të sjellë ligjet për arsim të lartë pa Badenter, që në gjuhën e thjeshtë përkthehet ‘pa i pyetur shqiptarët’”, theksojnë nga Lidhja Shqiptare.

Sipas LSH-së, këto zhvillime rikthejnë kujtime nga vitet ’90, kur shqiptarët përballeshin me pengesa në arsimimin në gjuhën amtare dhe në përpjekjet për themelimin e institucioneve arsimore në gjuhën shqipe.

Në fund të reagimit, Lidhja Shqiptare akuzon përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri për heshtje dhe mosreagim ndaj këtyre zhvillimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.