Kosova

Liga shqiptaro-amerikane kërkon shkarkimin e Selimit

Liga Shqiptaro- Amerikane ka kërkuar sot shkarkimin e Petrit Selimin, nga posti i zëvendësministrit, për shkak të deklaratave të këtij të fundit lidhur me ish-kongresmenin amerikan, Joseph Dioguardi.

Liga Shqiptaro-Amerikane, ka thirrur një konferencë për media pas deklaratave të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme Petrit Selimit, për ish-kongresmenin amerikan, Joseph Dioguardi.

Gjatë konferencës ata kërkuan nga kryeministri Isa Mustafa e ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, që ta shkarkojnë Petrit Selimin, nga posti i zëvendësministrit, pasi që sipas tyre ai ka fyer rëndë ish-kongresmenin amerikan, duke e krahasuar atë me Jeremiqin e Gjuriqin, raporton KlanKosova.

Gjithashtu ata u zotuan se për këto deklarata do ta padisin në gjykatë, Petrit Selimin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button